web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KQZ deklaratë për financimet e partive në fushatë

25 Nëntor 2017, 20:26, Aktualitet CNA

Në një deklaratë të bërë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar opinionin publik se raportet financiare të partive politike të dorëzuara në KQZ, në zbatim të ligjit ?Për partitë politike ?i ndryshuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 90/2017, datë 22.05.2017, janë publikuar në faqen zyrtare të të KQZ-së që në datën 13.11.2017.

Zëdhënësja e institucionit Drilona Hoxhaj, ka njoftuar se raportet gjenden në faqen e internetit dhe janë lehtësisht të aksesueshme për të gjithë të interesuarit.

KQZ bën me dije se ka ofruar transparencë maksimale dhe ka publikuar raportet e të gjithë partive politike që e kanë dorëzuar, madje ka bërë apel çdo subjekti që ka pretendime lidhur me informacionin që vetë partitë politike kanë deklaruar në raporte, ti paraqesë ato në KQZ, së bashku me provat dhe faktet që mbështesin peretendimet e paraqitura.

Më tej në sqarim thuhet se publikimi nga KQZ i raporteve financiare të partive politike është lehtësisht i verifikueshëm edhe nga gazetarët të cilët në postën e tyre elektronike gjejnë emailin e deklaratës së bërë në datën 13.11.2017, dhe mediat audiovizive të cilat disponojnë deklaratën e KQZ me zë dhe figurë.

Në përfundim Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e garanton opinion publik se ka respektuar Kodin Zgjedhor dhe ligjin për paritë politike duke i publikuar raportet financiarë ashtu siç janë dorëzuar nga vetë partitë politike. ?/CityNews

 





Lajmet e fundit nga