web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Politikani –kamionist Sajmir Tahiri, shfrytëzoi qytetarët për të kultivuar drogën?

24 Nëntor 2017, 10:24, Aktualitet CNA

Nëntoka e  krimit dhe mafio politika, duken si dy segmente të ndara, por  në fakt janë një.  Nëntoka e krimit fle dhe zgjohet në koridoret e politikës, me duart e shtrira në Prokurori, Gjykata e Polici.

Në një shtet, ku standarte  janë krimi i organizuar dhe korrupsioni, të mbyllësh sytë dhe të heshtësh, do të thotë që pajtohesh të luftosh vetveten.

Të  vërtetat nuk mund të kërkohen tek mediat e huaja, por në vendin ku jetojmë, në Shqipëri.

Sajmir Tahiri, politikani  (kamionisti) më i përfolur sot për sot në Shqipëri, si pjesë e lidhjeve me krimin e organizuar, i cili dyshohet të ketë ecur në rrugë të shtruara me lëndë narkotike, ende po i sfidon prangat  e drejtësisë.

Kjo e fundit, e cila është e kalbur në vetvete ka mbetur në udhëkryq.

Në fakt nuk është e lehtë të prangosësh Sajmir Tahiri. Për të dhe grupin e tij kriminalë ka ?punuar? një Shqipëri e tërë.

Burra, gra, adoleshentë, fëmijë, i kanë zbardhur mëngjeset në plantacionet e drogës.

Jo shumë larg qendrës së Tiranës, vetëm 7 kilometra larg  Sajmir Tahirit, në Kamëz, aty ku varfëria është ulur këmbëkryq  dhjetra qytetarë, të organizuar me grupe,  të shoqëruar nga rojtarët e hashashit shoqëroheshin për në plantacione.

Ndërkohë Tahiri me shokë  e bënin gjumin të qetë, mbi paratë e drogës , duke shfrytëzuar varëfërinë masive të  qytetarëve.

Ky është vetëm një fakt, nga dhjetra të tillë.

Kur gjithçka doli në dritë dhe inkriminimi i tij, nuk donte shumë koment, Tahiri zgjodhi të lajë me lot krokodili shfrytëzimin  dhe përdorimin e qytetarëve për interesa të tij dhe jo vetëm.

Fakt tjetër është implikimi  drejtuesve të lartë të policisë, të cilët deri më tani kanë shpëtuar pa iu hyrë gjemb në këmbë.

Dekonspirimi i hetimeve, arratisja, e të inkriminuarve të Policisë, vërteton dhe dëshmon  se Tahiri, është vetëm  krah i këtij organizimi kriminalë.

Orest Sota, patentat dhe 800 mijë eurot, sigurisht që përbëjnë një tjetër fakt, pasi siç është deklaruar nga Prokuroria, po tentohej pastrimi i parave nga Sajmir Tahiri.

Sistemet mafioze, nuk ulërasin me të madhe, të tillë strategji përdorin.

Sistemi mafioz ndërtohet nga janë njerëzit e politikës dhe mafiooligarkisë, duke marrë në dorë  ligjin,  duke e  shkelur atë  atë pa pasur kush t?u dalë para, madje  shpeshherë qëndrojnë mbi ligjin.

Në këto rrethana shtrohet pyetja  se a po krijon sistemi i brishtë i drejtësisë njerëz të fortë të nëntokës kriminale?

Natyrisht, Sajmir Tahiri, e di përgjigjen e kësaj pyetje, derisa hesht, duke ruajtur shefat  dhe vartësie tij e njëherësh duke tentuar të gjunjëzojë drejtësinë.

?S?keni parë gjë akoma?, u deklarua Tahiri, në kohën kur doli në skenë për trafik të organizuar të lëndëve narkotike.

Realisht, s?kemi parë gjë dhe s?do të shohim derisa kapobandat e mafias politike të bien në pranga. Gjë që duket se vështirë të ndodh…/CityNews





Lajmet e fundit nga