web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministrja Xhaçka vizitë zyrtare në Kosovë/ Kosova kusht kryesor për integrimin e Serbisë në BE

24 Nëntor 2017, 15:56, Aktualitet CNA

Ditën e sotme ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka zhvilluar në Kosovë, vizitën e parë zyrtare, ku është pritur nga presidenti Hashim Thaci, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Rustem Berisha.

Ministrja Xhaçka ka siguruar autoritet më të larta kosovare se qeveria shqiptare është avokatja më e fortë edhe më e mirë për antarsimin e Kosovës në strukturat Euro -Atlantike

?Brukseli është më i qartë se kurrë sa i përket kushteve që Serbia duhet të plotësoj për t?u integruar në BE dhe kushti kryesor është integrimi Kosovës?, ka thënë ministrja Xhaçka në takimin me kryeministrin Haradinaj.

Në takimin e zhvilluar me ministrin e FSK, ministrja e Mbrojtjes, tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë edhe Kosovës po ndjejnë prej kohësh nivelin e saj më të lartë.

Duke dhënë lajmin e mirë, se atasheu ushtarak shqiptar tani më do të jetë rezident në Prishtinë, ministja Xhaçka, tha se transformimi i FSK është një proces që duhet të kryehet bazur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës .

?Kosova dhe Shqipëria ndajnë të njëtën ?ëndërr? atë të integrimit euro-atlantik, të tyre dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Europa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor ashtu si dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë përgjithmonë ?kopshti i pasëm? – back yard – i Europës.

?Sa i takon transformimit të FSK, e sigurova zotin Berisha se Shqipëria e sheh atë si një proces të bazuar në kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim e bashkërendim me partnerët tanë ndërkombëtar.

Nuk duhet të mungojë për asnjë moment besimi tek vendet aleate dhe ato partnere, të cilat kanë dëshmuar ndër vite angazhimin më serioz me politikën e tyre të dyerve të hapura. Kosova është gati tashmë të ecë përpara në rrugën e pakthyeshme të integrimit euro-atlantik.?-tha ministrja e Mbrojtjes gjatë deklaratës për shtyp me homologun Kosovar

Nga ana e tij, ministri Berisha, vlerësoi kontributin e qeverisë shqiptare veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe të arsimit. Të dy homologet vizituan QSU, ku aktualisht po ndjekin studimet e tyre pesë kadetë Shqiptarë.

Ndërkohë në Akademinë e Forcave të Armatosura, në Tiranë, prej vitit 2010 e deri më sot janë arsimuar edhe trajnuar 110 nënoficere dhe oficerë të FSK. /CityNews





Lajmet e fundit nga