web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video- Sekuestrohet 44 kg kanabis/ Në pranga dy persona, një në kërkim

23 Nëntor 2017, 09:20, Aktualitet CNA

Një sasi prej 44 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sattiva është sekuestruar nga policia e Durrësit, në kuadër të një operacioni antidrogë të koduar ?Luzi?.

Mësohet se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy persona, si dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë shtetasit Lek Biba dhe Jurgen Tufa, përkatësisht 23 dhe 33 vjeç. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit F.B. 32 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.

Lënda narkotike është sekuestruar në një makinë tip ?Opel Corsa? me drejtues shtetasin Jurgen Tufa.

Në automjet u sekuestruan edhe dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin ?Ecol Special 99?, kalibri 9 mm me kreher dhe fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 283/2 , 278/1/5 të Kodit Penal./ CityNews





Lajmet e fundit nga