web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksident tek mbikalimi i Laçit, makina përplas këmbësorin

21 Nëntor 2017, 11:22, Aktualitet CNA

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Gjorm, konkretisht në aksin rrugor Fushë Krujë ?Laç.

Të dhënat e para flasin për përplasjen e një këmbësori nga një automjet.

Mësohet se Policia ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.11.2017, rreth orës 11:06 është marrë njoftim se në aksin rrugor  Lezhë-Tiranë,  në afërsi të një  karburanti  ka ndodhur një aksident.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbëritur  shërbimet e policisë ku kanë konstatuar se:

Automjeti me targa 01-959KF  me drejtues shtetasin G.S., 30 vjeç, ka përplasur për vdekje shtetasen D.D.,23 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme./CityNews





Lajmet e fundit nga