web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Helmimi i nxënësve në Bulqizë/ Shtyhet sërish procesi mësimor

20 Nëntor 2017, 19:53, Aktualitet CNA

Mësimi në shkollën e mesme “Rifat Manjani” në Shupenzë të Bulqizës, do të vijojë të jetë i pezulluar.

Arsye për shtyrjen me 3 ditë të tjera të pezullimit të mësimit, mësohet të jetë bërë testimi që do u bëhet sërish kaldajave.

Kryebashkiaku i Bulqizës ka deklaruar për Balkanweb, se gjithçka iu kthye normalitetit, por për të evituar çdo lloj rreziku për nxënësit dhe mësuesit ISHP ka vendosur që të testojë sërish kaldajat dhe ta pezullojë mësimin. Tashmë dalja e oxhakut ka pësuar ndryshime pasi është nxjerrë në ana e pasme te shkollës sipas parametrave te duhur.

Kujtojmë se disa ditë më parë, si shkak i një problemi në sistemin e kaldajave, u asfiksuan nga tymi i kaldajave 60 nxënës dhe mësues. /CityNews





Lajmet e fundit nga