web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk u kualifikua për në festivalin e fundvitit/ Kastro Zizo shpërthen në akuza: Pazarxhinjë e zarfexhinjë...

17 Nëntor 2017, 21:42, Aktualitet CNA

Këngëtari Kastro Zizo, ka shpërthyer në akuza ndaj organizatorëve të festivalit të fundvitit në RTSH, pasi kënga e tij nuk u kualifikua,

I ftuar në emisionin “Top Show Magazine”, Kastro Zizo, ndonëse nuk përmendi emra, nuk i ka kursyer akuzat, teksa fliste për pazarxhinjë dhe zarfexhinjë.

Në vijim këngëtari është shprehur se tekstin e këngës që nuk u kualifikua për në festival ia kishte dërguar edhe kryeministrit Edi Rama, por ai e kishte injoruar atë.

?Kënga ime ka të bëjë me një vals jete, kemi të bëjmë me lotët e nënave, me lotët e grave dhe të atyre emigrantëve që nuk shohin familjen e tyre.

Këta janë mësuar me klishera, janë mësuar me 2 800 000 lekë që janë këtë vit. Këta janë pazarxhinj të vegjël, këta janë zarfaxhinj të vegjël mor burrë. Këta nuk paguajnë dritat, presin të marrin në fund të festivalit lekët e dritave.

Këta dhe kupola e tyre po përdhosin artin, këta dhe kupola e tyre kanë 27 vjet të mallkuarit. Jemi bërë një popull dele dhe duke u delëzuar do hamë silazh përditë pa ngritur zërit nga këta që janë mbi ata që kanë qenë dhe ata që do të jenë. Mos përdhosni artin, promovoni vlerat, boll ngelët me anti vlera madhore të këtij vendi që ngeli në tranzicion madhor?, – tha Kastro Zizo. /CityNews





Lajmet e fundit nga