web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjendet gomonia e grabitur një ditë më parë/ Ja mesazhi i grabitësve për pronarin

17 Nëntor 2017, 18:13, Aktualitet CNA

Është gjetur nga pronarët gomonia e grabitur një ditë më parë në Himarë.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Enrik Mehmeti, i cili shprehet se gomonia është gjetur nga pronari Jakup Baxhaku, i cili krahas kërkimeve të policisë, ka bërë edhe kërkimet e tij personale.

Gomonia u gjet e fshehur në një pyll në Llogara, me një motor të hequr.

Gjatë grabitjes autorët i kishin lënë pronarit të gomones edhe një shënim ku thuhej: ?Ta hapëm shtëpinë për çelësin e portës, nuk morëm gjë. Donim gomonen të bëhemi me lekë?. /CityNews

 





Lajmet e fundit nga