web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi i Fiks-Fare/ Puset e ujit të banorëve me matësa, puset e naftës pa matësa!

13 Nëntor 2017, 21:57, Aktualitet CNA

Nisma e qeverisë për të vendosur matësa të ujit në puset që i kanë ndërtuar vetë banorët, ka sjellë debate të forta. Duke nisur pikërisht nga këto debate, Fiks Fare bëri një vëzhgim, jo në puset e ujit të banorëve, por në puset e naftës. Gazetarët e Fiksit udhëtuan në disa vendburime, duke nisur nga Cakran-Mollaj, në Visokë, Patos, Zharrëz, Marinzë dhe Kuçovë. U vëzhguan puset e firmave koncesionare dhe atyre shtetërorë, të administruara nga kompania Albpetrol. Rezultati; vetëm kompania Bankers Petrolium kishte vendosur matësa në grykat e puseve që nxjerrin naftë nga nëntoka. Kompanitë e tjera, e masnin sasinë vetëm në depozitat finale, ku edhe në këto depozita, matja bëhej me metodën e vjetër; me galixhan!

Puset e Albpetrol-it
Vendburimi i naftës dhe gazit Cakran-Mollaj i ka kaluar në “pronësi” Albpetrolit, pasia kompania koncesionare “Transatlantic” kishte dhjetëra milionë euro borxhe. Gazetarët e Fiksit shkuan në këtë vendburim, në fshatin Drenovë, ku biseduan me disa punonjës, të cilët shpjeguan se nuk ka matësa në grykë të pusit. Sipas tyre, nafta kalon në disa tubacione dhe shkon fillimisht në një depozitë afër pusit. Në këtë depozitë hidhet edhe nafta e një pusi tjetër, pra që nuk matet në grykë të pusit. Te depozita është një galixhan, që tregon sasinë e naftës bruto, pra që nuk ka matës të mirëfilltë.

Më pas, nafta me pompa shkon në një depozitë, ku hidhet edhe nafta e puseve të tjerë. Fiksi shkoi në afërsi të kësaj depozite, por punëtorët nuk pranuan të japin shpjegime. Ndërkohë, në zyrat e Albpetrol-it në Drenovë nuk ndodhej asnjë punonjës, ndërsa më pas mbërrin përgjegjësi, i cili fillimisht thotë se është banor i zonës. Më pas ai afrohet dhe tenton që të vendosë dorën para objektivit të kamerës. Gazetarët e Fiksit shkojnë më pas në drejtim të qytetit të Ballshit, ku një përgjegjës flet se në depozitat në Usojë bëhet edhe matja përfundimtare.

Më pas, gazetarët shkojnë në qytetin e Patosit, ku është e njëjta situatë; nuk ka matësa në grykë të pusit. Një përgjegjës thotë se nafta mblidhet në një depozitë të përbashkët afër dhe më pas drejt grupit. Puset administroheshin sërish nga kompania shtetërore Albpetrol. Ndërkohë, e njëjta situatë është edhe në puset e Albpetrolit në fshatin Çiflig, në vendburimin e “Kuçovës”. Puse pa matësa, galixhane me mermer dhe copa hekuri si dhe depozita të hapura.

Firmat koncesionare
Fiks Fare vëzhgoi edhe vendburimet që administrohen nga kompanitë koncesionare. Vendburimi i fshatit Visokë, që ndodhet midis Patosit dhe Ballshit, është dhënë me koncesion në vitin 2012 firmës Trans Oil Group, për një periudhë 25 vjeçare. Sipas punëtorëve, administratori i kompanisë është Shefqet Dizdari, ish-avokat i kryeministrit Sali Berisha.


Një punonjës thotë se puset nuk kanë matësa, nafta shkon në depozita ku dhe bëhet matja. Fiksi shkon edhe në vendburimin e naftës Marinëz-Patos, që i është dhënë me koncesion kompanisë Bankers Petrolium në vitin 2004, me një periudhë 25-vjeçare. Në puset e kësaj kompanie ishin vendosura matësa. Sipas zyrës së shtypit, “çdo litër apo gram naftë që nxirret nga puset matet dhe përllogaritet. Matësat janë të vendosura në puset individuale, janë të vendosur në grupet e puseve ku matet nafta e prodhuar nga ky grup pusesh”. sipas tyre, pas prodhimit, nafta kalon në trajtim, ku edhe aty janë të vendosur matësa që përllogarisin sasinë e naftës së përpunuar dhe pas trajtimit nafta dërgohet për t’u shitur në eksport apo në vend.





Lajmet e fundit nga