web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Noka: S’keni parë gjë akoma, shtrëngatat po afrojnë

23 Tetor 2017, 10:45, Aktualitet CNA

Pas deklaratave të sotme të kryeministrit Rama, i cili doli haptaz në mbështetje të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar edhe deputeti i PD, Flamur Noka.

Në një postim në rrjetet sociale, Flamur Noka thotë se ?Hapja e kutisë së pandorës së krimit së Saje qorrit ju ka bërë të gjithëve të ktheheni në avokat të zellshëm të tij, biles edhe më tej, në ushtar të tij?.

Gjithashtu në postimin e tij, Noka paralajmëron Ramën se ?Shtërngatat që po afrojnë do të të shkulin ty dhe organizatën tënde kriminale që quhet qeveri?

Postimi i plotë i Nokës:

Po me dhimbsesh z Kryeminister.Te paska shternguar shume keq Saje qorri…Ato ecejaket e misionareve nga shtepia e tij ne tenden e paskan bere efektin… Po te shoh sot te rrudhur e te mbledhur sa nje grusht ..Po te shoh sot se po kercen pupthi pa pushim teksa flet ..Hapja e kutise se pandores se krimit se Saje qorrit ju ka bere te gjitheve te ktheheni ne avokat te zellshem te tij , biles edhe me tej, ne ushtar te tij . Kercen prifti nga belaja- thote populli .Druri i shtrember jo vetem qe u drejtua por na u be rrap madheshtor i patrazuar nga shterngatat..Por ke harruar se eshte vaditur 4 vjet nga krimi e droga ky rrapi jot se bashku me ty ..Dhe kete gje sot e dijn gjith shqiptaret por ca tefter te rendesishem i kane dhe nderkombetaret ..Shterngatat qe po afrojne do te te shkulin ty dhe organizaten tende kriminale qe quhet qeveri …Prisni prisni ..skeni pare asgje akoma…/ CityNews





Lajmet e fundit nga