web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri flet për herë të parë në lidhje me 5 milionë eurot që fitonte në muaj

19 Tetor 2017, 20:00, Aktualitet CNA

Tematika e ditëve të sotme si në media ashtu edhe ndër qytetarët e thjeshtë shqiptarë, është përfshirja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në trafikun e lëndëve narkotike.

Për këtë ai ishte i ftuar për tu përballur me gazetarët për të vërtetat e çështjes së tij në emisionin “Opinion”.

Ai ka folur në lidhje me bisedën e Habilajve, ku shpreheshin se Tahiri në një muaj fitonte 5 milionë euro.

Ish-ministri u shpreh se ajo që trafikantët kanë thënë është qesharake, se për logjikën e çdokujt është banale, pasi nuk mundet që një ministër vetëm pas dy muajve që e kishte marrë detyrën, të fitonte shuma të tilla marramendëse nga trafiku i drogës. /CityNews





Lajmet e fundit nga