web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Video/ Pas zgjedhjes së Niko Peleshit ministër Bujqësie, gomerët dalin në rrugët nacionale

18 Tetor 2017, 11:43, Aktualitet CNA

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, edhe gomerët e fushës së Korçës po prisnin zgjedhjen e Niko Peleshit ministër Bujqësie. Këtë e treguan dy ditë më parë, pasi lumturinë e tyre e shfaqën me një festë duke shëtitur në rrugën nacionale Korçë-Pogradec, aty ku dhe shtrihet fusha e Korçës.

Parada ka ndodhur pikërisht, pas sihariqit të dhënë nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo se do të ndërtohet terminali i ri i autobusëve.

Fermeri nga Korça ka nxjerrë gomerët e tij, njërin e ka mprehur në karrocë dhe tjetrin e ka lidhur pas saj.

Pritet që pas festës së fermerit, Bashkia e Korcës të shpallë ditën e gomerëve si një angazhim dhe premtim i mbajtur elektoral.

Me Niko Peleshin në krye të Bujqësisë, rilindën edhe gomerët./ CityNews





Lajmet e fundit nga