web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal i parë zgjedhor/ Gjysma e të burgosurve s’janë në Listën zgjedhore

14 Tetor 2017, 19:34, Aktualitet CNA

Gjysma e të burgosurve në burgun e Idrizovës, nuk arritur ta realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar. Ata janë kthyer mbrapa nga ana e Këshillit votues me arsyetim se nuk gjenden në Listën zgjedhore ose kanë dokumentë jovalide. Informacionin e këtillë e kanë konfirmuar edhe përfaqëuesit e Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Burime të Televizionit maqedonas ?Telma?, pohojnë se drejtori Jovica Stanojkoviq ka thënë se bëhet fjalë për një gjënde të cilën e ka gjetur kështu sic është, dhe se së shpejti pritet të rregullohet në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrië e Punëve të Brendshme (MPB).

?Pothuajse gjysma nuk kanë dokumente, gjegjësisht nuk janë pjesë e Listës. Prej 1.810 të burgosurve, vetëm 955 janë të regjistruar. Deri në ora 17.oo për të votuar kishin dalë 450, kurse 270 prej tyre ishin kthyer mbrapa?, ka deklaruar Zoran Bilbillovski kësshilltar në Zyrën e Avokatit të Popullit.





Lajmet e fundit nga