web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërtimi në Parkun arkeologjik të Butrintit/ Teksti i raportit të oficerit të Policisë Gjyqësore

14 Tetor 2017, 17:40, Aktualitet CNA

Më datën 10 prill, pas një sere diskutimesh, më në fund ministria e Kulturës e drejtuar nga Mirela Kumbaro, ka rënë dakord me dy firmat, ?Hako? (firmë e njohur e prodhimit të sallameve) dhe ?Agikons?, që të bëjnë restaurime monumentesh ne Butrint, me urdhër nr. 165 për ?Restaurimet e monumenteve në zonën e Butrintit?.

Raporti i oficerit të policisë gjyqësore të Sarandës Ilir Kadena, i sjell nga “Pamfleti.com”, zbardh se çfarë është duke ndodhur në brendësi të parkut arkeologjik.

?Është ngritur grupi hetimor dhe është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes i cili ndodhet në Butrint, i cili kufizohet nga lindja me mure të vjetra të Kalasë së Butrintit, nga perëndimi me pyll, nga veriu me pyll, nga jugu me sheshpushimin e Kalasë Butrint.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes u konstatua se në krahun lindor të Kalasë në një objekt 1 katësh ekzistues i ndërtuar me mur guri dhe i mbuluar me soletë betoni, po kryeheshin ndërtime rehabilitimi të këtij objekti.

Objekti ishte me tre ndarje me përmasa 16x4m dhe para objektit ka shesh pushimi të shtruar me beton dhe mbi këtë shesh pushimi ka të vendosur tulla, betoniere, fuçi me ujë, kova, çimento dhe një togë me inerte. Objekti është pa dyer dhe pa dritare, shesh pushimet para objektit kanë përmara 16x7m dhe 15x3m të shtruar me beton dhe në krahun jugor të objektit ka të sistemuar tjegulla në formë harku.

Në deklarimin e tij, shtetasi Gjergji Mano, ka sqaruar se është Drejtor i Zyrës Administrim-Koordinim në Butrint nga vitit 2014 dhe sipas urdhërit të Ministrisë së Kulturës nr.165 10.04.2017 është thirrur si pjesë e grupit të punës për një kontratë bashkëpunimi për punimet në zonat e trashëgimisë kulturore mes Ministrisë së Kulturës me përfaqësues Elira Kokona, zyrës Administrim dhe Koordinim në Butrint me Gjergji Mano, firma Agikons dhe Hako shpk. Së bashku kanë rënë dakord për kryerjen e restaurimeve të monumenteve të kulturës në Butrint?, shkruhet në këtë dokument.





Lajmet e fundit nga