web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Ajo që bëri Rama sot nuk ka ndodhur as në diktaturë

9 Tetor 2017, 20:28, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka komentuar mbledhjen e sotme të Ramës në parlament.

Berisha shkruan se në 27 vite pluralizëm nuk ka ndodhur asnjëherë si kjo mbledhja e sotme, duke shtuar se ?Sot marrëzia e radhës është në parlament në sallën e kryesisë të qeverise dhe kryesisë se grupit mbledhja?. /CityNews

Postimi i plotë:

Sot mbledhja e tepsimadhes se partise!
Te dashur miq, i dermuar perfundimisht nga 2.4 milione vota kunder dhe bojkoti te shqiptareve, i deshtuar totalisht me kabinetin e ri, me i korruptuari dhe me i paafti ne historine e pluralizimit, Edi Rama ka humbur kontrollin e vehtes.
Keshtu, çdo dite ai ben nga nje marrezi. Sot marrezia e radhes eshte mbledhja ne parlament ne sallen e kryesise te qeverise dhe kryesise se grupit, te Partise Siçiliste shtet, apo siç po e quajne me te drejte mediat mbledhja e tepsimadhes.
Ky eshte nje akt i pashembullt antikushtetues, antiligjor, qe nuk ka ndodhur kurre jo vetem gjate 27 viteve pluralizem por as me pare, qe nga vitet 50 kur diktatori Enver Hoxha u terhoq nga detyra e kryeministrit te vendit.
Mesazhi i ketij akti eshte nje dhe vetem nje: Kjo eshte mbledhja jo e tepsise por e tepsimadhes dhe do ndajme me te gjithe anetaret e saj sinine e partise! sb





Lajmet e fundit nga