web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spanjë/Protesta kundër pavarësisë së Katalonjës

7 Tetor 2017, 13:23, Aktualitet CNA

Pas referendumit të zhvilluar të dielën e kaluar në Spanjë, në disa qytete kanë nisur protesta kundër pavarësisë së Katalonjës.

Protestat kundër pavarësisë së Katalonjës nisën në Madrid, por edhe në qytete të tjera.
Në kundërpërgjigje të kësaj vale demonstratash, përkrahësit e shkëputjes kanë bërë thirrje për grumbullime të ngjashme në kryeqendrën e rajonit të pasur, Barcelonë. Dhjetëra studente katalanas muzike u përpoqën që me pak xhaz, të ia zhvishnin situatës së krijuar tonet e zymtësisë.

Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont u takua me një grup ndërmjetësish të përbërë nga anëtarë të shoqatës Barcelona Bar Association, liderë të biznesit e përfaqësues sindikatash dhe universitetesh.

Ndërkohë, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Katalonja, Enric Millo ka kërkuar ndjesë për personat që u lënduan gjatë përpjekjeve të policisë për të ndaluar referendumin.

Megjithatë ai fajësoi qeverinë Katalanase për mbajtjen e referendumit të paligjshëm. Qindra vetë mbetën të lënduar teksa policia u përpoq të ndalonte referendumin duke sekuestruar kutitë e votimeve dhe duke shpërndarë votuesit.





Lajmet e fundit nga