web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Viti i Skendërbeut/ Rama: Nuk mund të jetë viti i pushtetarëve, por i qytetarëve

27 Shtator 2017, 09:32, Aktualitet CNA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri pas zgjedhjes në postin e shefit të qeverisë.
Ashtu sikur kishte paralajmëruar para se të zgjidhej në këtë post, vizita e tij e parë jashtë Kosovës është zhvilluar në Shqipëri.
Haradinaj është pritur nga kryeministri Rama me ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave dhe më pas kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama ka bërë të ditur se me rastin e vizitës së Haradinaj në Tiranë hapet dhe sipari për konkretizim të vitit të Skënderbeut.

Edi Rama ka theksuar se ky nuk mund të jetë viti i pushtetarëve, por duhet të jetë viti i qytetarëve të zakonshëm.
Rama është shprehur se ky është një vit që e duam emancipues për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Kryeministri bëri të ditur se Viti i Skëndërbeut do të nisë me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive me 27 Nentor.
?Vitin e Skndërbeut e duam si motiv për të ripërtrirë lidhjet tona, si një udhëzues në rrugën tonë të përbashket?- tha Rama.

Gjithashtu Rama ka theksuar se duhet bashkarisht të angazhohemi për femijët e kombit tonë që bëjnë sukses në Europë dhe SHBA. Duhet të gjejmë rrugë në shërbim të kombit, në funksion të dijeve të tyre.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosova në momentet e saj më të ndjeshme nuk është ndier vetëm.?Shqipëria dhe shqiptarët kanë qënë gjithmonë me ne në çdo kohë?- është shprehur Haradinaj.Gjithashtu Haradinaj ka deklaruar se Kosova ndien përgjegjësinë si një shtet i ri për pjesën e punëve dhe obligimeve që ka. / CityNews





Lajmet e fundit nga