web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e fortë e gazetarit Hoxha/ Bandat në Elbasan po godasin shtetin pa i'u dridhur qerpiku, prokuroria dhe policia kanë dështuar

20 Shtator 2017, 15:40, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha ka folur sot për ngjarjen e rëndë kriminale të Elbasanit ku disa persona përplasën patrullën e policisë pak ditë më parë.

I ftuar në Neës24, Hoxha theksoi se bandat në Elbasan po godasin shtetin publikisht pa iu dridhur qerpiku.

?Bandat po godasin publikisht shtetin. Më përpara ata ndëhynin për të vendosur drejtuesit vendorë atje, kurse tashmë godasin drejt?,- tha Hoxha.

?Prokuroria dhe policia në Elbasan kanë dështuar në të gjitha hetimet e tyre për ngjarjet kriminale në këtë qytet?,- shtoi ai.

Më tej gazetari Hoxha theksoi se fisi Çapja nuk e kontrollon më qytetin pasi 3 anëtarë të fisit të tyre janë vrarë:

?Grupi i fisit Çapja në Elbasan është vendosur shpesh në qendër të goditjeve kriminale. Çapjat nuk e kontrollojnë më qytetin dhe për këtë arsye ata janë duke u goditur dhe sulmuar vazhdimisht. Edhe tashmë ne nuk e dimë se kush i ka vrarë 3 prej tyre. Askush nuk e di. Kush i kontrollon kriminelët që godasin pa u dridhur qerpiku. Kush i kontrollon armët dhe paratë dhe në fund të mos i hyjë gjemb në këmbë?,- shtoi më tej Hoxha. /Citynews





Lajmet e fundit nga