web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekskluzive- Nipi i Prekë Calit/ I bëj thirrje Edi Ramës dhe shtetit të më gjejë kush e shkatërroi kullën e dajës

17 Shtator 2017, 17:44, Aktualitet CNA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Vermosh të Malësisë së Madhe ku në muajin gusht është shkatërruar nga persona ende të panjohur kulla e heroit kombëtar Prekë Cali.

Nga informacionet e pak ditëve më parë kanë qenë disa fadroma ato që kanë ndërhyrë për të shkatërruar shtëpinë e shpallur Monument Kulture që në vitin 1993.

Pas kësaj ngjarjeje ka patur disa reagime në rang politik si dhe të qytetarëve të thjeshtë.

Ngjarja ka marrë përmasa të mëdha dhe madje ka patur akuza se kulla është shkatërruar për shkak të jetës dhe veprës së Prekë Calit duke dëmtuar imazhin dhe veprën e tij.

Për këtë ngjarje reagoi edhe vetë nipi i Prekë Calit, Ndue Dreshaj, i cili në një letër të tij shkruan se muret e shtëpisë nuk u rrëzuan nga fadromat e bashkisë, por nga disa persona të papërgjegjshëm të cilët kishin filluar të ndërtonin në rrënoja për interesat e tyre.

Citynews kontaktoi me z.Dreshaj, i cili ripërsëriti apelin e tij ndaj shtetit dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

?I bëj thirrje Edi Ramës dhe shtetit të më gjejë kush e ka shkatërruar kullën e dajës tim Prekë Calit.  Kulla është shkatërruar me fadroma. Nuk e di kush e ka bërë. Por është detyra e shtetit të gjejë fajtorët. Nuk e di nëse ka qenë e qëllimtë. Por ata që e kanë shkatërruar kanë dashur të ndërtojnë diçka tjetër në atë vend. Kullën nuk e shkatërroi as sistemi komunist ndërsa tani disa njerëz morën guximin për ta bërë një gjë të tillë. Ngjarjen e kanë mësuar në gjithë botën dhe kemi patur reagime mbarë bota?,- tha Ndue Dreshaj në reagimin e tij për Citynews.

Heroi Prekë Cali u vra me pushkatim nga regjimi komunist pas kryengritjes së kelmendasve kundër regjimit që po instalohej në fund të luftës së II Botërore. /Citynews





Lajmet e fundit nga