web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohen 3 deputetët e PD-së që votuan Ruçin për Kryetar Kuvendi

13 Shtator 2017, 17:05, Aktualitet CNA

Votimi i të paktën 3 deputetëve të Partisë Demokratike të emrit të Gramoz Ruçit për Kryetar Kuvendi u kthye në një skandal të madh, ndoshta më të madhin që prej krijimit të kësaj force politike.

Por për çudi Lulzim Basha dhe benjaminët e tij fillimisht u përpoqën ta hidhnin pas krahëve skandalin, duke akuzuar për manipulim. Heshtjen dhe prapaskenat e Bashës dhe te tijëve i ndali vetëm Sali Berisha.

Në sondazhin e zhvilluar nga Citynews.al Lulzim Basha kryetari i PD është më i kuotuari si deputet që ka votuar Gramoz Ruçin. Në fakt perceptimi i qytetarëve që kanë marrë pjesë në votim është mjaft i qartë. Lulzim Basha është përgjegjësi për listën e deputetëve, ai i zgjodhi vetë dhe deklaroi se Lista është e tij personale.

Sot Basha ka përgjegjësinë kryesore për votimin e Ruçit nga deputetët e PD. Ai më tej pasohet nga dy deputetë të qarkut Korçë, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu, dy të rinj mjaft qesharakë dhe të pabesueshëm në skenën politike.

Deputeti i Vlorës Agron Shehaj vjen i katërti në listë i pasuar nga Grida Duma sekretare për mardhëniet me publikun në PD.

Në sondazhin e Citynews qytetarët me syrin e tyre kritik kanë ?zbuluar? se kush votoi nga deputetët e djathtë për të zgjedhur Ruçin në krye të Kuvendit.

Pjesa më e madhe kanë votuar Bashën me 552 vota. Në vend të dytë vjen Ervin Salianji me 165 vota e në vend të tretë Klevis Balliu me 143 vota.

Kjo është renditja e plotë:

Lulzim Basha 552 vota

Agron Shehaj  138 vota

Ervin Salianji  165 vota

Grida Duma  95 vota

Klevis Balliu  143 vota

Xhemal Gjunkshi 59 vota

Hekuran Hoxhalli  47 vota

Enkelejd Alibeaj 35 vota

Tritan Shehu  49 vota

Orjola Pampuri 43 vota

Romeo Gurakuqi 35 vota

Edmond Spaho 46 vota

Endri Hasa 57 vota





Lajmet e fundit nga