web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dokumentari për luftën e Kosovës që pritet të sjellë debate të forta (VIDEO)

12 Shtator 2017, 18:34, Aktualitet CNA

?Kosova peng? është filmi dokumentar çek, i realizuar nga regjizori Vaclav Dvorzhak, i cili flet për luftën e Kosovës, ku edhe pse është dhënë premiera e tij ka shkaktuar reagime kontroverse.

Dokumentari analitik hedh drite mbi historinë e para disa viteve në ish-krahinën jugore serbe ku e mbyll me bombardimin e NATO-s në 1999. Në film janë pjesëmarrës mjaft banorë serbe të Kosovës ku ndajnë për shikuesit kalvarin e vuajtjeve në jetën e tyre të përditshme, por edhe të grupeve shqiptare që veprojnë në Kosovë.

Televizioni publik çek ka financuar këtë dokumentar, por shfaqja e tij shumë herë është parë me një sy kritik pasi shihet si i njëanshëm dhe në krah të serbëve. Njofton |Tetova sot?, duke vijuar:

Por regjisori Dvorzhak e ka mohuar këtë duke thënë se ?as në dokumentarët e holokaustit asnjëherë nuk është shfaqur ana tjetër? duke nënkuptuar agresorin, ku hyjnë NATO dhe shqiptarët e Kosovës.





Lajmet e fundit nga