web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandal/ Triporti Vlorë mbulohet nga nafta bruto/ Institucionet “flenë gjumë" (Foto+ Video)

1 Shtator 2017, 07:35, Aktualitet CNA

Edhe nëse do të shikonit këto foto dhe videon do ta kishit shumë të vështirë të kuptonit se ai është breg i detit të Vlorës.

“Tiporti” në Vlorë është përfshirë në një katastrofë mjedisore. Sikur të mos mjaftonin mbeturinat, që i sheh përgjatë gjithë rrugës, në det është përhapur një sasi shumë e madhe solari (naftë bruto).

Fotot dhe videoja janë realizuar ditën e djeshme dhe tregojnë qartë masakrën që po i bëhet bregdetit.  Ndotje është vërtet shqetësuese dhe pavarësisht kësaj institucionet shtetërore ?flenë gjumë?.

Skandaloze nuk është vetëm ndotja dhe shkatërrimi i bregdetit, por fakti se një gjë e tillë sa vjen edhe thellohet nga që autoritetet janë përpjekur për të mbuluar autorët e këtij krimi mjedisor.

Anijet shqiptare, të huaja apo petrolifera? Autorët nuk janë pa emra, e megjithatë askush nuk mban përgjegjësi.

Kjo masakër mjedisore sa vjen e bëhet edhe më shkatërruese dita ditës./CityNews





Lajmet e fundit nga