web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbulimi i Skënderbeut për Kurban Bajram/ Revoltohet Eduart Ndocaj: “Ju fut tmerrin akoma”

1 Shtator 2017, 13:08, Aktualitet CNA

Mes dhjetra reagimeve jopozitive për mbulimin e statujës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në mes të Tiranës me rastin e Kurban Bajramit, ka qenë edhe fjala e ish-deputetit Eduart Ndocaj,  i cili nuk e ka kapërdirë aspak këtë ndodhi.

Ndocaj, i cili njihet për rrënjët e tij katolike ka shkruar se Skënderbeu iu fut tmerrin ende edhe sot disave me identitet turk.

?Gezuar Bajramin meqe disave me identitet turk ju fut tmerrin akoma Skenderbeu!
Kush eshte puro shqiptaret i ben urimet me kete foto per festen e Bajramit dhe e vendos foto profili!?,- shkruan Ndocaj duke iu bërë një sfidë të vërtëtë atyre që menduan këtë lloj dekori me rastin e kësaj feste të shenjtë të besimtarëve myslimanë.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm para monumentit të Skënderbeut ishin vendosur disa ledëalle të mëdhenj që tërhoqën thuajse më shumë vëmendje se vetë festa ditën e sotme, për të ngjallur një debat të fortë në rrjete sociale.

/Citynews





Lajmet e fundit nga