web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiptarët në vend të parë për klandestinë edhe në Spanjë

28 Gusht 2017, 13:19, Aktualitet CNA

 

Tashmë Anglia është shndërruar në një Eldorado të vërtetë për shqiptarët e mjerë e të pashpresë. Krahas rrugëve detare nga portet holandeze, belge, franceze e gjermane, gjithnjë e më shumë shqiptarët poi a mësyjnë Anglisë edhe nga portet spanjolle.Problemi i klandestinëve shqiptarë në tragetet dhe anijet e tipit RO-RO të nisura nga portet spanjolle drejt porteve të Portsmouth-it, Dorset-it dhe Pool-it është bërë akut.

Armatorët e trageteve dhe anijeve Ro-Ro detyrohen të paguajën gjobë dhe biletën e kthimit për në Spanjë për cdo klandestin të kapur nga policia britanike në tragetet e tyre. Vetëm gjatë 7 muajve të parë të vitit 2017 policia angleze ka kapur  1765 klandestinë të fshehurnë anije të nisura nga portet spanjolle.

Rreth gjysma e këtyre klandestinëve janë shqiptarë, ndërsa të tjerët janë sirianë, afganë, marokenë etj. Sipas një raporti zyrtar të kriminapolit anglëz NCA (National Crime Agency), pas vitit 2014 grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një influencë të profilit të lartë (influencë të konsiderueshme) në rradhët e krimit të organizuar anglez dhe kanë një kontroll të konsiderueshmë në mbarë tregun e narkotikëve në Angli, me pasoja të konsiderueshme dhe influencë të nivelit të lartë në tregun e kokainës.

Zhvillime të tilla jashtëzakonisht negative dhe të rrezikshme në fushën e trafikut të klandestinëve dhe të drogave sidomos kokainës kanë ndodhur për koincidnecë vetëm nëj vit pasi në Tiranë erdhi në fuqi një qeveri e majtë e quajtur Qeveria e Rilindjes! / Nga GJERGJ THANASI





Lajmet e fundit nga