web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paratë e pista, ja “lavatriçet” që i pastrojnë

17 Gusht 2017, 08:53, Aktualitet CNA

 Një nga plagët e hapura të ekonomisë shqiptare janë edhe paratë e pista që qarkullojnë në ekonominë e brishtë. Ndonëse gjatë viteve ky fenomen ka ardhur duke u zbehur sërish ekzistenca e tij mbetet një realitet i prekshëm, i konfirmuar si nga institucionet vendore ashtu edhe nga ato ndërkombëtare.

Lidhur me fatin e parave të pista, pak ditë më parë gazeta ?sot? rreshtonte si ?lavatriçe? të pastrimit të tyre bankat , duke i vendosur këto në toplistën e shplarëseve. Skema e lëvizjes së këtij mekanizmi është përdorimi i transfertave të mëdha të parave nëpërmjet llogarive bankare, jashtë vendit.

Një tjetër sektor që shërben si ?lavatriçe? pastrimi janë kompanitë e ndërtimit,shumica e të cilave janë mbulesë për pastrimin e parave, sikurse janë të tilla edhe kompanitë e basteve, qendrat e këmbimit valutor, por dhe kompanitë e shitjes së makinave dhe dhënies së tyre me qera.

Të dhenat e detajuara konfirmohen si nga raportet e ndërkombëtarëve ashtu dhe nga shkallët e Gjykatës Administrative( Fakti-Apeli),në Tiranë, ku janë në proces gjykimi jo pak subjekte të gjobitura nga Drejtoria e Përgjithëshme e Pastrimit të Parave të Pista, e që nuk pranojnë të paguajnë këto gjoba.

Sipas të dhënave të publikuara, në vendimet e gjykatave, ka shumë raste kur DPPPP ka kryer auditime dhe ka zbuluar se bankat, qendrat e këmbimit valutor dhe kompanitë e ndërtimit etj., nuk deklarojnë shumat e mëdha të parave që qarkullojnë, ndryshe nga sa i detyron ligji. Po ashtu ka raste të tjera ku kompanive u janë bllokuar llogaritë nga dyshimet për pastrim parash. Në raportin e Drejtorisë së Pastrimit të Parave rezulton se për vitin 2016  ka pasur 619 raportime nga banka të nivelit të dytë për lëvizje të shumave të mëdha parash. Doganat. po ashtu kanë denoncuar 47 raste, ku individë të caktuar kanë kaluar me shuma të mëdha parash me vete, Hipoteka ka evidentuar 134 raste të dyshimta, kurse noterët kanë denoncuar 205 raste, kur individë të caktuar kanë nënshkruar akte noteriale të dyshimta.

?Aktualisht janë në proces gjykimi 4 çështje, ku protagoniste janë 4 banka të njohura në vend, të cilat janë gjobitur sepse nuk tregojnë transaksionet e dyshimta për pastrim parash. Bëhet fjalë për banka shumë të njohura dhe që shumica e qytetarëve kanë llogaritë e tyre të pagave apo të kursimit. Më pas shumë shqetësuese shihen kompanitë e makinave. Një pjesë e madhe e kompanive të njohur të markave botërore po ashtu janë të gjobitura sepse dyshohet se janë të përfshira në skema pastrimi parash. Edhe ato nuk deklarojnë rastet kur individë të caktuar blejnë makina tepër luksoze me shumë të mëdha parash?, citonte ?sot?. Ka ndodhur kjo, ndërkohë që për të tilla lëvizje ligji përcakton qartë dhe prerë se në çdo rast duhen njoftuar autoritetet kompetente të cilat duhet të verifikojnë legjitimitetin e shumave të qarkulluara.





Lajmet e fundit nga