web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aleati i Bashës "zbulon" arsyen/Pse Rama nuk i fik zjarret, pritet shkarkimi i Prençit

11 Gusht 2017, 15:39, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka, njëherësh dhe kryetar i Partisë Demokristiane, ka ironizuar kreun e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, i cili paralajmëroi tërmete një ditë më parë.

Në rrjetet sociale, Ndoka ?zbulon? arsyen pse kryeministri Edi Rama nuk i fik zjarret, teksa shkruan me ironi se socialistët nuk ia kanë kërkuar në dëgjesat publike.

Më tej, Ndoka shton se Prençi pritet të shkarkohet nga puna ndaj dhe deklarata e tij për tërmetet janë normale.

?Rama nuk po merret me zjarret që shkrumbojnë vendin, sepse asnjë socialist nuk ja kërkoi në dëgjesat e tij “pas pilafit”!
?’Zero shqetesim për zjarret’; i rezulton Fugës në raportin përfundimtar përmbledhës!
??Zjarret po trillohen nga Premçi, pritet shkarkimi i tij për panik, ndaj deklarata e tij për tërmet është normale!?, shkruan Ndoka./CityNews





Lajmet e fundit nga