web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Festa e Birrës/ Policia “blindon” Korçën

9 Gusht 2017, 18:14, Aktualitet CNA

Festa e Birrës ka startuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës, ashtu si çdo vit që nga 2007.

Në lidhje me këtë event, Policia e Korçës ka marrë edhe disa masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Ndër masat e marra është edhe bllokimi i lëvizjeve së automjeteve nga vendi i quajtur ?Lëndina e Lotëve?, Pallati i Sportit, Qendra e Trajtimit të Studentëve, drejt Unazës së Stadiumit  si edhe në rrugën ?Niko Kovaçi?.

Njoftim i plotë:

Masat e marra nga Policia, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në kuadër të manifestimit të Festës së Birrës 2017.

Më datë 09.08.2017 deri më 13.08.2017, në qytetin e Korçës, përpara Stadiumit ?Skënderbeu? si edhe tek ?Pazari i Vjetër? do të zhvillohet eventi i Festës së Birrës.

Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, janë marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin e manifestimin sa më normal të saj.

Nga këto struktura do të merren masa për bllokimin e lëvizjes së automjeteve nga vendi i quajtur ?Lëndina e Lotëve?, Pallati i Sportit, Qendra e Trajtimit të Studentëve, drejt Unazës së Stadiumit  si edhe në rrugën ?Niko Kovaçi?. Do të lejohet parkimi vetëm për automjetet e personave apo subjekteve të veçanta të autorizuara nga Bashkia Korçë.

Përgjatë Shesheve dhe Bulevardeve kryesore të qytetit ?Republika? dhe ?Gjergj Kastrioti?, ku ka përqëndrim dhe qarkullim të madh njerëzish e mjetesh, do të ketë shërbime të shtuara të punonjësve të Policisë, të cilët do të mbikqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë në zgjidhjen e problemeve, si edhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme të cilat mund të cënojnë sigurinë publike.

Gjithashtu edhe shërbimet e Policisë Rrugore do të jenë në gadishmëri të plotë, për disiplinimin e lëvizjes së mjeteve gjatë dhe pas mbarimit të aktivitetit, në kontrollin e vazhdueshëm të drejtuesve të mjeteve me qëllim respektimin e Kodit Rrugor si edhe shmangien e aksidenteve me pasoja të rënda.

Shërbimet e Rendit, do të kujdesen gjithashtu për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si : Nënstacionet Elektrike, Ujësjellësi, etj për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.

Të gjithë qytetarët të cilët ndeshen me probleme apo shqetësime të ndryshme, janë të lutur të telefonojnë tek nr 129 i Policisë së Shtetit.

Policia e Korçës, duke i’u uruar argëtim sa më të këndshëm të gjithë pjesëmarrësve në këtë event festiv, gjen rastin t`iu bëjë thirrje drejtuesve të mjeteve të jenë të kujdesshëm, të shmangin përdorimin e alkolit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, të mos përdorin aparatin telefonik gjatë drejtimit të mjetit, në mënyrë që të mbrojnë jetën e tyre dhe të tjetrit!/CityNews





Lajmet e fundit nga