web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbytet një 49- vjeçar në lumin e Vjosës/ Nisin kërkimet për gjetjen e trupit

6 Gusht 2017, 19:16, Aktualitet CNA

Një 49- vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Mifol. Mësohet se 49- vjeçari me inicialet A.N është mbytur në lumin e Vjosës.

Sipas Policisë kanë nisur kontrollet në zonën ku ka ndodhur ngjarja, si edhe është njoftuar grupi i polumbarëve për të ardhur në ndihmë për gjetjen e trupit.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore./CityNews





Lajmet e fundit nga