web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Prokurorët: Po cënojnë punën tonë

2 Gusht 2017, 14:40, Aktualitet CNA

Unioni i Prokurorëve ka reaguar pas padisë që kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshtojnë disa nene të Kodit dhe kërkojnë shfuqizimin e tyre si antikushtetues.

Ata kanë dalë kundër ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale sepse, sipas tyre, këto nene cënojnë punën e Prokurorisë.

Unioni ka shtuar se padia e tyre nuk ndikon aspak tek reforma në drejtësi, por thjesht po bëhet një kërkesë për mbrojtjen e pavarësisë.

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale hynë në fuqi më 1 gusht, bazuar në reformat në sistemin e drejtësisë, ndryshime të cilat i heqin të drejtën përfaqësuesit të organit të akuzës që të vendosë nëse qytetari do të shkojë në gjyq./CityNews





Lajmet e fundit nga