web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E pabesueshme/Në Tiranë temperatura është 40 gradë, në këtë fshat të Shqipërisë bie breshër

2 Gusht 2017, 19:03, Aktualitet CNA

Ndërkohë që qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm po përjetojnë temperatura shumë të larta, duket se jo të gjitha vendet e Shqipërisë janë njëlloj.

Duket e pabesueshme, por në Kuturman të Librazhdit, ka rënë jo pak breshër, shkruan Fatos Saliu.

Jo vetëm kaq, breshëri ka sjellë edhe dëme në vend, konkretisht vreshta, mollë, dru frutorë, prodhime të stinës në bujqësi etj. Madje nuk munguan edhe plagosjet në kafshë e njerëz.

Mësohet se banorët janë shumë të shqetësuar në lidhje me atë që u ka ndodhur pasi këto të mbjella dhe vreshta përkthehen në të ardhura dhe për pak minuta çdo gjë u shkoi dëm.

Banorët kanë apeluar për ndihmë nga shteti, por nuk dihet nëse do t?i dëgjojë kush./CityNews





Lajmet e fundit nga