web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë po ndodh në PD?

1 Gusht 2017, 09:34, Aktualitet CNA

Partia Demokratike po kalon një periudhë të vështirë, ku një pjesë e drejtuesve të saj, por edhe ish-senatorë dhe funksionarë të lartë kundërshtojnë veprimet e kryetarit Lulzim Basha dhe mënyrën e rizgjedhjes së tij në krye të PD.

Fillimisht u pa se kishte dy rryma që e kundërshtonin Bashën. E para kërkonte dorëheqjen e tij, analizë dhe reformim të statutit. Grupi i dytë kishte një qëndrim edhe më radikal, pasi kërkonte dorëheqje të parevokueshme të Lulzim Bashës, sepse rezultati që kishte marrë ai ishte më i ulët se ditën kur PD kishte dalë në opozitë në vitin 2013.

Por, mesa duket këto dy rryma tashmë janë bashkuar në një, sepse Basha u rizgjodh dhe ndarja e tyre ishte qëndrimi për dorëheqjen e tij. Qëndrimi i djeshëm dhe kërkesat e paraqitura për ndryshim në statut, dukej qartë që ishin përfshirë të gjitha pikat dhe pretendimet e secilës palë.

Në PD kemi zyrtarisht një kryetar dhe një lëvizje të madhe politike, e cila u duk se u venit pas rizgjedhjes së Lulzim Bsahës, por dje dha sinjalin se zërat ndryshe nuk janë shuar, por përkundrazi në shtator do të vijohet edhe me të tjera lëvizje në tentativën për të reformuar PD.

Por, edhe këtu ka një ngërç, pasi në shtator minimalisht duhet të fillojë analiza, por ajo do të bëhet nga këto struktura, ata që janë pro dhe kundër Bashës, aktualisht pjesë e sekretariatit, departamenteve, Kryesisë apo Këshillit Kombëtar.

Mandati i këtyre institucioneve përfundon në muajin nëntor të vitit 2018. Pra për edhe një vit do të jenë në detyrë, në rast se Basha nuk do të bëjë analizë shpejt e shpejt, të thërrasë Kongresin dhe t?iu shkurtojë mandatin këtyre institucioneve dhe drejtuesve përfaqësues për të paktën një vit.

Lëvizja për reformimin e PD duket e qartë në qëndrime, kërkon thirrjen e Kuvendit, ndryshime statutore, kërkon hapësirë për mendimin ndryshe, ndoshta me qëllim ka lënë në heshtje legalizimin e fraksioneve brenda PD, por ato u shfaqën me qëndrim publik.

Kreu demokrat tani ka dhe gurin dhe arën në dorë. Ai pritet që t?i ?godasë? duke lëvizur shpejt, ashtu siç bëri me zgjedhjen e kryetarit të PD. Menjëherë në shtator, Lulzim Basha mund të fillojë analizën në bazë dhe zgjedhjet e strukturave në degë. Kryetarët besnikë të tij e kanë nën kontroll situatën në bazë, megjithëse kanë një parti të rrudhur dhe në minimum historik. Pra, ata nuk rrezikojnë të zgjidhen. Situata do të varet së tepërmi se si do të reagojnë kundërshtarët e Bashës në parti, a do kenë kandidatë dhe do jenë pjesë e garës apo do qëndrojnë në heshtje dhe me bojkot.

Pas përfundimit të ?analizës? dhe zgjedhjeve në degë, Basha pritet të thërrasë Kuvendin Kombëtar për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar të PD dhe jo më vonë se fundi i tetorit apo fillimi i nëntorit Këshilli i ri Kombëtar të zgjedhë drejtuesit e rinj, sipas një strukture tjetër të propozuar nga Lulzim Basha.

Në krye të departamenteve, në sekretariate pritet të vendosen deputetët e rinj dhe emra që do të promovojë vetë Basha. Në ndryshim nga viti 2013, ku deputetët u përjashtuan nga analiza dhe zgjedhja në strukturë, këtë herë pritet të jenë ata që do të mbulojnë zonat.

Me një shpejtësi të madhe, pas edhe disa debatesh që mund të përfshijnë PD, Basha mund të rrëmbejë në gjirin e tij disa nga ?rebelët? dhe më pas do tentojë të ecë përpara, duke vënë edhe më shumë nën kontroll Partinë Demokratike. Ai do të propozojë në Kuvend një paketë ndryshimesh statutore, të cilat mund të përfshijnë dhe disa nga pikat e kundërshtarëve të tij.

Lulzim Basha, ashtu siç veproi me zgjedhjen e kryetarit, në mënyrë të shpejtë, të gabuar dhe përçarëse, pritet të bëjë dhe analizën e zgjedhjen e strukturave të PD. Kjo do t?i siguronte që asnjë emër kundërshtar të mos ketë detyrë politike, funksionale në parti.

Beteja në PD vazhdon. Ajo që po ndodh është edhe më tej, ndarja e palëve dhe qëndrimeve të tyre. Basha si tinëzar do tentojë ta përçajë mendimin ndryshe, duke afruar disa ëndërrimtarë për karrige politike dhe pushtet, të cilët për një moment do të jenë lajm, por do ngelen thjesht dhe vetëm kaq.

Basha do të marrë partinë dhe do ta udhëheqë atë drejt zgjedhjeve lokale, me shpresën e një bashkëpunimi të mëtejshëm me Edi Ramën, duke tentuar reformën territoriale, kushtetuese dhe zgjedhore.

Tre pika, të cilat Rama ia plotëson, e tërheq zvarrë në zgjedhje dhe më pas ngelet për t?u parë rezultati i Lulzim Bashës në zgjedhjet e pushtetit vendor të vitit 2019. Por, ajo që po ndodh në PD dhe ato që mund të parashikohen nuk duken shpresëdhënëse për opozitën./CityNews





Lajmet e fundit nga