web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhet e plotë vrasja në Shkodër/ Arrestohet autori, emri

31 Korrik 2017, 18:06, Aktualitet CNA

Policia e Shkodrës ka zbardhur të plotë ngjarjen që ndodhi ditën e sotme në  “Fushë të Cukalit”, ku u plagos shtetasi M.P,  i cili hummbi më pas jetën në spital si pasojë e plagës.

Gjithashtu Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, Pjetër Pjetri, banues në fshatin Logegaj, Bashkia Vau i Dejës, i cili  pas marrjes në pyetje ka pranuar autorësinë e vrasjes.

Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë.

Policia njofton se po vijon puna për gjetjen e armës tip automatik, pasi autori e ka hedhur gjatë momentit kur tentonte të fshihej nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pas konfikteve të vazhdueshme që kanë patur familja e tij me atë të viktimës. Paraprakisht dyshohet për konflikt për ujin vaditës./CityNews





Lajmet e fundit nga