web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Flakë e tym në Tapizë/E tmerrshme çfarë ndodh me mbeturinat (Video)

23 Korrik 2017, 20:52, Aktualitet CNA

Një ngjarje alarmante është shënuar në periferi të Tiranës, në një moment ku temperaturat kanë arritur në rekord dhe një pjesë e madhe e vendit është përfshirë nga flakët.

Në Tapizë, kompanitë e pastrimit kanë depozituar tonelata me mbeturina dhe iu kanë vënë flakën, duke sjellë jo vetëm rrezik për përhapje flakësh, por edhe duke rrezikuar mjaft jetën e banorëve me tymin e rëndë.

Videoja është publikuar nga ?Nisja Thurje?, e cila shpreh shqetësimin e thellë për frymën që thithin banorët.

?Ne Tapize ku kompanite e pastrimit kane depozituar tonelata me mbeturina dhe sapo ju kane vene flaken duke i marre frymen gjithe banoreve dhe rrezikuar shendetin e tyre. Paguajme milione euro per mbledhjen e mbeturinave dhe ja rezultati. Kjo eshte kriminale! Prokuroria duhet urgjentisht te merret me kete ceshtje!?, thuhet në mesazh./CityNews





Lajmet e fundit nga