web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Altin Goxhaj nxjerr zbuluar Jemin Gjanën/E monitorova 13 orë Durrësin, ja sa demokratë votuan

22 Korrik 2017, 19:32, Aktualitet CNA

Avokati Altin Goxhaj ka sulmuar publikisht Jemin Gjanën, për mashtrim me shifrat e pjesëmarrjes së demokratëve në votim.

Goxhaj shkruan në rrjetet sociale se e ka monitoruar procesin e votimit sot në Durrës 13 orë pa ndalesë dhe se nuk kanë votuar as 500 vetë, ndërsa Gjana tha se kanë votuar 2767 vetë.

?Jemin i Gjanë po thotë se në Durrës paskërkanë votuar 2767 vetë!!! Unë e monitorova 13 orë pa ndalesë Durrësin. Nuk votuan as 500 vetë (s’kanë shans në botë më shumë se kaq veç në qofshin fut në sallë nga ndonjë nënkalim i fshehtë antik që sot përdoret për ujërat e zeza ? Në fakt po them 500 se bindjen e kam nga sytë e mi e kam poshtë 400! Por debati është se si do quhet LUL5%shi apo LUL10%-shi??, shkruan avokati.

Ndërkohë, mashtrimin dhe gënjeshtrat me shifrat e pjesëmarrjes i ka raportuar edhe CityNews, gjatë ditës së sotme. Komisioni për Operacionet Elektorale në PD, i drejtuar nga Jemin Gjana, ka njoftuar herë pas here për pjesëmarrjen në zgjedhje, por duke dhënë shifra jo të sakta.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme për kreun e ri të PD ishte jashtëzakonisht e ulët, më e ulëta në historinë zgjedhore të kësaj partie, pasi demokratët ishin të zhgënjyer nga Lulzim Basha, që pas rezultatit katastrofik të zgjedhjeve të 25 qershor./CityNews

 





17:19 Aktualitet

 Po i vjedh prapë!

Lulzim Basha, njeriu i cili për tre muaj u ngujua në çadër m...

Lajmet e fundit nga