web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndalohet 23-vjeçari në Kapshticë/ Zbulohet lidhja e tij me vrasjen në Vlorë

17 Korrik 2017, 12:44, Aktualitet CNA

Një 23-vjeçar është ndaluar nga Policia Kufitare e Kapshticës. Nga njoftimi i Policisë mësohet se shtetasi i arrestuar është Eljaso Çela, banues në Tiranë, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e ndodhur në 20 prill në lagjen ?Uji i Ftohtë? në Vlorë.

Nga hetimet, dyshohet se ky shtetas mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale: ?Vrasja në rrethana cilësuese? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?

Njoftimi i plotë:

Kapshticë

Ndalohet një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 20.04.2017 në një lokal të qytetit të Vlorës, ku u vra me armë zjarri një shtetas si edhe u plagosën tre të tjerë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim :

Eljaso Çela, 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm kriminalë)

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2017, ndodhur në lagjen ?Uji i Ftohtë? në Vlorë, ku në ambjentet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Gj si edhe janë plagosur tre shtetas të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale : ?Vrasja në rrethana cilësuese? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? parashikuar nga nenet 79/dh; 278 të Kodit Penal.

Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këtë rast i ndjek Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë./CityNews

 

 

 





Lajmet e fundit nga