web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto-Krahasim/Shihni sa demokratë korçarë mblodhi Patozi, si u katandis një javë më parë Basha

17 Korrik 2017, 17:44, Aktualitet CNA

Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike e udhëhequr nga Astrit Patozi ndodhet ditën e sotme në Korçë, në një takim-bashkëbisedim me demokratët korçarë.

CityNews, pak minuta më parë, publikoi foto ekskluzive nga takimi i Astrit Patozit me demokratët korçarë, takim i zhvilluar në sallën e Kinema “Majestic”.

CityNews sjell, gjithashtu, foto edhe të takimit të Lulzim Bashës, një javë më parë në Korçë. Siç duket fare qartë në foto, më shumë se 220 korçarë janë bashkuar në sallën e kinema “Majestic”, me Lëvizjen për Ringritjen e Partisë Demokratike me qëllimin e vetëm shpëtimin e PD nga përçarja dhe rrënimi.

E kundërta ka ndodhur në takimin që Lulzim Basha mbajti një javë më parë (FOTO 2), ku siç e shihni në foton e mëposhtme, Basha u katandis në një lokal  të Korçës dhe me më pak se 50 persona./CityNews





Lajmet e fundit nga