Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Botimi i listës me 100 punonjësit shtetërorë, ku si margaritar kurore shkëlqente emri i mjekut të njohur Mentor Petrela, ka ngjallur një seri të gjatë reagimesh që nga më indiferentët e deri tek kundërshtarët më të fortë të kryeministrit. Disa kthejnë kokën pas për të evokuar ngjashmëritë me veset e diktaturës hoxhiste, disa flasin për delirin që buron nga pasja vetëm e timonit, të tjerë për të drejtat e njeriut dhe të tjerë akoma për sëmundjen e vjetër të selektivitetit, në një listë ku nuk figurojnë korifejtë e korupsionit të katër viteve të fundit.
Në këtë valë zemërimi që shpesh është komentuar si përpjekje për të ringjallur fantazmat e regjimit të përmbysur, kulmin e ariti gazeta e demokratëve ?Rilindja Demokratike?, e cila në faqen e saj të parë e kishte vizatuar Ramën si Hitleri dhe së bashku me këtë kishte shpallur fundin e demokracisë.
Por, sado e ulët, meskine, e padenjë për një kryetar qeverie të jetë lista e publikuar në Facebook, një gjë duhet thënë me gojën plot: ajo nuk është as e frikshme, as e rrezikshme. Ajo është thjeshtë një lëvizje ramiste.
Të gjithë ata që janë nxehur prej saj, kanë po aq të drejtë sa ata që janë indinjuar me paraqitjen e kryeministrit të Shqipërisë me patika ?Adidas? në samitin e Triestes. Edhe për këtë shumëkush u revoltua, shumëkush ngriti zërin duke thënë se ai aty nuk përfaqësonte veten, por sejcilin prej nesh, shumëkush u ndje i neveritur nga ky dendi qëllimi i vetëm i të cilit është të bjerë në sy.
Njësoj si sfilata në Trieste përpara Merkelit, Macronit dhe Gentilonit dhe «lista e zezë» nuk duhet ekzagjeruar. Ajo është thjeshtë një lëvizje për të krijuar efekt momental. Ajo është një përpjekje për të mërrë vëmendje në një kohë kur më shumë sesa lajmet e politikës lexohen ato për motin në plazh dhe çmimet e hoteleve.
Ajo i ngjan si dy pika uji premtimeve verore të katër viteve më parë, kur kryeministri i sapo kurorëzuar betohej se do të mbyllte lojrat e fatit, se do t?i jepte fund marrëzisë së koncesioneve të Berishës, se do të vinte në vend rendin për 100 ditë dhe do t?I thoshte jo importit të plehrave.
Asgjë nga këto nuk ndodhi. Kështu, bashkë me vapën, do të shuhet edhe fabula e tejfryrë e pastrimit të administratës. Për faktin e thjeshtë se Edi Rama nuk di të bëjë asgjë gjatë dhe me themel.
Pra, ata që kanë frikë nga rikthimi i atavizmave të diktaturës, mund të qetësohen. Asgjë e tillë nuk do të ndodhë.
Por, nga ana tjetër simptoma e ?listës së zezë, sado që nuk ngjall rrezik dhe frikë, përsëri është shqetësuese. Njësoj si ?atletet e Triestes?, ajo na tregon shumë për katërvjeçarin që na pret. Një mandat ku do të kemi përditë në ekran një kryeministër aktor, që do na kënaqë me shfaqe, për t?iu shmangur bilanceve. Një mandat që s?do të jetë asgjë më shumë sesa fushata elektorale që lamë pas, ku një burrë pa premtime dhe pa program endej në Shqipëri duke kërkuar një timon.
Dhe tani që është i vetëm në drejtim, as që ka ndërmend të luftojë me të koruptuarit. Prandaj nuk duhet marrë shumë seriozisht. Ai do vetëm të tërheqë vëmendjen si hartues listsh Faceboku. (Lapsi.al)
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon prej disa di...
Gjatë sezonit të verës, na pëlqen të rrimë më pak në shtëpi ...
Temperaturat e larta që kanë prekur vendin tonë gjatë kësaj ...
Një 29-vjeçar shqiptar është dënuar me 13 vite burg nga Gjyk...
Gjatë pasdites së sotme kryeministri i vendit, Edi Rama ësht...
Edi Rama ka hyrë në politikë si artist. Që në vitet 90-të, a...
Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të kutive të votimi...
Italia është mbuluar nga flakët ditën e fundit, ku vetmë në ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer me akuza ndaj kr...
Autori i vrasjes së mjekut Ilir Alija në Shkodër, Dritan Yme...
Ish-deputeti i Partisë Demkratike në Qarkun e Durrësit, Igli...
Trupi i pajetë i një 64-vjeçari është gjetur ditën e sotme n...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një dëgjesë publike me qy...
Avokati Altin Goxhaj ka publikuar një tjetër video, që trego...
“Lista e zezë” ka ngjallur polemika të mëdha në politikwn sh...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astr...
Kryeministri Edi Rama zgjoi shumë reagime në samitin e Tries...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon rinumërimin e votave në...
Kryeministri Edi Rama po bën një bashkëbisedim në këto momen...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astr...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...