web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A duhet të rikthehet Berisha në krye të PD?!/Ish-ministri jep përgjigjen e papritur

13 Korrik 2017, 15:33, Aktualitet CNA

Ish-ministri i qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, ka komentuar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike.

Në studion e lajmeve të News 24, Mustafaj u ndal dhe te heshtja e ish-kryeministrit Sali Berisha pas rezultatit katastrofik që pësoi PD në zgjedhje dhe fushatës false që po zhvillohet mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit për kreun e ri të partisë.

Ai i cilësoi thirrjet e demokratëve për rikthimin e Berishës në krye të PD si dëshpëruese, duke shtuar se ish-kryeministri po vepron drejt.

?Unë i kërkoj Berishës këtë që po bën tani, të mos mbajë anë. Besoj se kështu do të qëndrojë Berisha. Demokratët po bëjnë thirrje të dëshpëruar ndaj tij?, tha ish-ministri i Jashtëm./CityNews





Lajmet e fundit nga