Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Lista e kandidatëve të PDsë për deputetë, e bërë publike pjesërisht në mesnatën e së premtes, ngjalli jo pak diskutime mes demokratëve e më gjerë në shoqërinë tonë, ku u vunë re kryesisht tre gjëra:
1. Largimi i disa eksponentëve me reputacion në PD, që kanë bërë emër në atë parti, që me krijimin e saj ose më vonë.
2. Futja në listë e njerëzve pa përvojë politike, ose pa ndonjë kontribut politik e publik, dhe pa njohuritë e duhura në politikë.
3. Përfshirja e njerëzve në lista, të përmendur për korrupsion e abuzime, edhe pa qenë e nevojshme përfshirja e tyre, për shkak të votave që marrin ose jo.
Me pak fjalë, mund të thuhet se lista e PDsë me kandidatët për deputetë, lë shumë për të dëshiruar, dhe as që bëhet fjalë për fitore, e aq më tepër për Republikën e Re, që kaq shumë e artikuluan në ?çadrën e lirisë?, kreu i PDsë Basha me demokratët e tjerë.
Lista e PDsë, është një listë e varfër, dhe pasqyron si duket edhe njohjen politike të varfër të kryetarit Basha dhe komplekset e tij të inferioritetit, për të larguar të gjithë konkurrentët në PD, që të mbesë vetëm ai, mes budallenjve dhe servilëve në PD, duke e dëmtuar rëndë edhe më tej këtë parti, demokracinë e saj, dhe duke e drejtuar atë vetëm drejt humbjes së sigurtë. Pati kritika të shumta për listën si ?me mungesa të mëdha, të papërligjura? nga Besnik Mustafaj. Ndërsa Jozefina Topalli ? një nga të përjashtuarat e listës, u mor me urimin e Bajramit dhe në fund, e mbylli me fjalët: ?Është koha për të forcuar besimin, dhembshurinë, drejtësinë e të vërtetat?. Me këtë ajo duket se donte të thoshte se ?fundi mbahet mend!? Majlinda Bregu e prekur gjithashtu nga kjo listë, u zgjat më tepër në trajtesën e saj, duke treguar se ?hynë në listë ata që ishin kundër hyrjes në zgjedhje të PDsë??
Kur Rama thoshte se PS do të marrë 71 deputetë, më dukej parodi, derisa pashë listën e PDsë? Basha u nis me ?çadrën e lirisë? drejt Republikës së Re, por si duket nuk është në gjendje të përfaqësohet më mirë se kaq. Ai me këtë listë, e tregon veten se nuk është në gjendje të nxjerrë produkt politik më shumë se kaq, pasi ai nuk i afron elektoratit demokrat dhe Shqipërisë më shumë se kaq, prandaj si duket është edhe i dënuar të qëndrojë në opozitë? Benjamini i Jozefinës në listë, ajo jashtë? Lorenc Luka mbahej dikur, pas zgjedhjeve të vitit 2005, si benjamin i Jozefinës. Ai kishte ngritur alibinë se është ?krahu i Jozit?, dhe kur i kërkoje të kryente një punë, normalisht zyrtare e ligjore, dhe i përmendje PDnë e politikat premtuese të saj në atë kohë, ai ta kthente: ?Kush është PD??. Dmth. luaj gishtat? Nga mekanik, Lorenc Luka është pasuruar mirë nga pozicionet e tij drejtuese në Shkodër, si Kryetar i Këshillit të Rrethit e Kryetar Bashkie, dhe me ndihmën edhe të Jozefinës, ai ka arritur t?i bëjë disa investime në Shkodër.
Por për korrupsion, është më i përfolur se Jozefina. Atëherë përse Basha zgjodhi Lorencin në vend të Jozefinës? Sepse Lorenci nuk e konkurron? Lorenc Luka nuk i merr as 5 vota në Shkodër, po të mos votohej për PD-në. Ashtu si ky, edhe disa kandidatë të tjerë në listën e PDsë. Ndërsa Topalli do të kishte më shumë peshë, se secili nga këta Nard Ndoka hijezon Ramiz Çobaj Në listën e PDsë së Shkodrës, Nard Ndoka është vendosur si numri 5, ndërsa kryetari i PDsë për Shkodrën numri 8. Mendohet se PD në Shkodër mund të fitojë 5 ose 6 deputetë, nga 11 gjithsejt. Ramiz Çobaj ka qenë deputet në pothuajse dy mandate dhe pati fituar në vitin 2005 kundër deputetit Lekë Çukaj. Kam bindjen se Ramizi fiton kokë më kokë kundër secilit kandidat të PDsë në listën e Shkodrës, nëse do kishte zgjedhje të tilla, edhe kundër numrit 1 në listë, Romeo Gurakuqit. Atëherë përse e injoron Basha kështu kryetarin e PDsë në Shkodër? Po kryetarin e PDsë në Malësi të Madhe, Anton Kokaj, të cilin e ka vendosur si numrin 7?
Injorimi i dy kryetarëve të degëve, dhe mosvënia e përfaqësuesve të Malësisë së Madhe, apo të Pukës në listën e 6 emrave të parë në listë, ka mundësi se do i shkaktojë humbje të mëdha PDsë, në qarkun e Shkodrës. Votuesit e Malësisë së Madhe dhe Pukës kanë vota për të nxjerrë 34 deputetë, dhe injorimi i votave të tyre nga PD, do e favorizojë patjetër PSnë në këto zgjedhje, ku mund të parashikohet se rezultati në qark mund të dalë 5 me 5, dhe 1 mandat mund ta marrë LSI. Lista e Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit nuk mund të thuhet se është e pastër, pasi ka elementë të korruptuar e të inkriminuar në të, ndër ta edhe Lorenc Luka, me të cilin veniten ëndrrat për një Republikë të Re.
Pasi nesër, kur të zgjidhet deputet, po t?i thuash atij, se kështu ka premtuar Basha për Republikën e Re, ai fare thjeshtë mund ta kthejë me snobizëm e mosvarje: ?Kush është Republika e Re?? Njerëzit e korruptuar nuk mund të ndërtojnë një Republikë të Re, e as nuk mund të ngjallin shpresa për ndryshim! Duhen njerëz të aftë, të ditur e me energji pozitive, që e duan këtë vend për ta ndryshuar, e jo për t?u pasuruar./Arben Çokaj
Sado që komunistët kanë një shprehje të tillë qesharake “në ...
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj i ftuar mbrëmjen e s...
Autoritetet e policisë kufitare aeroportuale ruse kanë dëbua...
Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha një ditë pas shpa...
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përfunduar turin e t...
Debati mbi spastrimet drastike të Lulzim Bashës dhe më keq a...
Bordi i Monitorimit të Medias ka publikuar raportin, pasi ka...
Partia Demokratike kishte planifikuar sot në orën 13:00 mble...
Policia e Korçës ka parandaluar një krim në Korçë. Një perso...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, Preç Z...
Partisë Demokratike i ka skaduar ditën e sotme, afati i vend...
Kryeministri i vendit, Edi Rama në fjalën e tij përpara elek...
Kryetari i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idr...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme në takimin e e...
Pas disa muajve konflikti permanent, që ka përfshirë madje e...
Bashkia e Tiranës ka sqaruar qytetarët se do të njihen të gj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili u përj...
Policia e Vlorës ka arrestuar një person, i cili ka qenë në ...
Deputeti dhe kandidati i PD në Fier, Genc Pollo, ditën e sot...
Partitë politike në vend kanë nënshkruar sot deklaratën për ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...