web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Do të të gjej, harroje se shpëton nga unë!/Deputeti i PS mesazh përlotës për Kadelin

29 Maj 2017, 07:34, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka reaguar me një mesazh tepër të ndjerë për ndarjen nga jeta të deputetit Gjovalin Kadeli.

Ky i fundit u nda nga jeta tre ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë, ndërsa sot përcillet për në banesën e fundit.

Pavarësisht realitetit, deputeti Braçe nuk e pranon humbjen e tij, e mesazhi i publikuar në rrjetet sociale shkon përtej vdekjes.

?Gjovalin i dashur! Të prehesh në paqe e të qoftë i lehtë dheu në gjoks! Prej ditës kur u ndale nuk kam fjale të të them! Nuk di, isha mësuar të të telefonoja për çdo gjë dhe ti ishe gjithnjë aty, pa pyetur për kënd, parti e grup. Këtu do mbetem! Nuk dua te të shoh në atë arkë morti, as në atë banesë balte. Mirësia nuk mund të mbyllet aty! Por do të gjej, harroje nuk shpëton dot nga unë, as në telefon, as në komision, as në Kuvend, as në lagje e as mes miqsh të përbashkët, te kujtimet e secilit!?, shkruan Braçe./CityNews





19:10 Aktualitet

Seksizmi në Serbi

Seksizmi është shndërruar në një problem të madh në shumë fu...

Lajmet e fundit nga