web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kandidati për kryeministër, garë me mashtrime elektorale

25 Maj 2017, 08:47, Aktualitet CNA

Kandidatët për kryeministër që garojnë në zgjedhjet e 11 qershorit kanë filluar me premtime megalomane, duke filluar nga heqja e vizave me BE-në, brenda tre muajve pasi të vijnë në krye të Qeverisë. Një premtim ky që nuk është realizuar që nga viti 2010 e këndej, raporton Zeri.info. Sipas të cilit një premtim të tillë e ka dhënë ditët e fundit kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj.

Ky i fundit ka deklaruar se me fillimin e punës së një komisioni të ri për Marrëveshjen e Demarkacionit, procesi i liberalizimit të vizave s?do të zgjasë më shumë se tre muaj.?Unë nuk shoh periudhë më të gjatë se tre muaj nga momenti i nisjes së punës për liberalizim?, ka thënë Haradinaj.

Mirëpo një premtim të tillë njohësit e çështjeve ndërkombëtare dhe të integrimeve evropiane e cilësojnë si jo të realizueshëm në afat tremujor, shkruan më tej zeri.

E në anën tjetër Albin Kurti, kandidati për kryeministër nga radhët e ?VetëVendosjes?, ka hedhur poshtë afatin tremujor të liberalizimit të vizave, duke thënë se liberalizimi i vizave do punë për t?u arritur. ?Kjo bëhet më një sundim të ligjit dhe me futjen e kriminelëve të mëdhenj në burg?, ka thënë Kurti.





Lajmet e fundit nga