web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas një jave paraburgim/ Redaktori i gazetës turke, zyrtarisht i arrestuar

16 Maj 2017, 16:55, Aktualitet CNA

Redaktorit të edicionit të internetit të gazetës turke ?Xhumhuriet?, Oguz Gjyven, i është prerë zyrtarisht fleta e arrestimit, pasi që prej një jave është mbajtur në rregjim paraburgimi. Agjencia e lajmeve turke ?Anadolia? kumtoi se Gjyven është mbajtur në paraburgim për shkak të raportimit lidhur me vdekjen e prokurorit publik, i cili humbi jetën në fatkeqësi automobilistike.

Gjyven është njëri prej 13 anëtarëve të redaksisë së ?Xhumhuriet?, të cilët përfunduan në qeli nën akuza për lidhshmëri me terrorizmin. Kjo gazetë shpesh është kritike ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe Qeverisë së tij, ndërsa ish-redaktori i gazetës, Kan Dyndar jeton në ekzil në Evropë. Në burgjet turke ndodhen 145 gazetarë, mes të cilëve edhe korrespondenti gjerman, Denis Juçel. /CityNews





Lajmet e fundit nga