web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

S’keni turp as mëshirë ...!/Qytetarët i turren me kritika, Rama ua kthen me fyerje!

14 Maj 2017, 21:12, Aktualitet CNA

Komente të shumta kanë vërshuar këtë të diel ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit ka ironizuar protestën e opozitës dhe pjesëmarrjen qytetare. Kryeministri është kritikuar shumë nga qytetarët, por që nuk ka përtuar t?iu kthejë përgjigje të gjithëve me radhë.

Më poshtë disa nga komentet e Ramës me qytetarët:

Qytetari1: Mor zoti kryeminister ju Mir qe nuk keni turp Por nuk keni as MESHIR ne popullin e gjor !!
Qe te gjith ju ne partite e shqiperise e keni jo nga pak Por nga SHUM Enverizem ne gjak Edhe pranoni qe te derdhni Edhe gjak qe Enverizmi juaj pushtetar te vazhdoj.

Rama: Lat, keto qe shkruan ti jane brockulla te nje niveli qe as femija yt s?mund ta kete, jo me nje goxha burre si puna jote! Po une nuk merzitem, ti s?ke faj, te ka zene syte padija dhe nuk di cfare flet, une punoj per femijet e tu dhe te te gjithe atyre qe njesoj si ti, as nuk e kane idene cfare behet ne kete bote, sepse ata jane femijet e Shqiperise dhe per mua jane te gjithe njesoj? Pac shendet e jete Lat, se per mendjen ke aq sa ke, s?ke cfare ben.

Qytetari 1:
Zoti kryeminister faleminderit per kohen qe me dedikove Por po te them qe per veten Edhe per femijet e mi jam kujdes vet para 15 viteve qe kam Marr rruget e kurbetit e Nuk kam ngel ne alb duke shiku majtas e djathtas nga partite tuaja te majta apo te djathta !

Mua me vjen Keq per bashk kombasit e mi qe po I ktheni ne BUDALLENJ me nga 20 mij lek pra Jan te detyruar nga varferia qe te shiten per 20 mij lek dhe ti kete e quan arritje ne qeverine tende !!!
Un kam pas besim te plot tek ti Kur je ber kryeminister Por te lutem mos e kthen bindjen time ne zhgenjim sikur para arrdhesi jot !!

Flas se e dua Memedheun Tim dhe kam mall e dashuri dhe dua ta shof si gjith Europen Por Lulu ne çader e ti nga siper e keni ber nje paçavure ate cop te Vogel Shqiperi.

Qytetari 2: Nje kryeminister i vertet nuk i interesojn njerzit qe shkojn e mbeshtetin nje parti kundershtare!! Z.Kryeminister cdo dit shqiptaret mendojn se me mire do behet nje dit por kur !!? Ishin nje shume e madhe njerzish,por edhe ti nese del aty edhe me shume behen. Qfare do behet me ket popull fat keq ? .

Rama: Lupo, cdo dite me mire behet dhe do behet, po nuk behet ne 44 muaj cfare u shkaterrua ne cerekshekulli apo jo Lupo?

Qytetari 2: Z.kryeminister ke punuar shume ,por duhet te punosh edhe me shume. Une i pa pune jam: shpresoj nje dit te punoj ? . Z.kryeminister duhet te dilni ne terren te shikoni popullin ,a jetohet me 3 mi lek te reja ne muaj ?? Era fukarallek!!

Qytetari 3: Posto edhe vidjon nga takimi qe bëre me kongresmenët Amerikanë Para ca dite..?? Apo ata te poshtëruan dhe nuk ta varën FARE??

Rama: ??? te keqen e mendjes o Mehmet, cfare te them une ty me shume qe edhe qesh me budallalleqet qe thua????/CityNews





Lajmet e fundit nga