web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paloka shpërthen ndaj Ramës/Nuk ke parë asgjë akoma

13 Maj 2017, 19:13, Aktualitet CNA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me komentin që kryeministri i vendit, Edi Rama i bëri protestës së sotme.

Paloka në përgjigjen e tij ndaj Ramës ka thënë se sot ndërsa shqiptarët ishin në Bulevard, ai zgjodhi të arratisej nga Tirana.

Jo vetëm kaq, Paloka paralajmëroi Ramës se nuk ka parë asgjë akoma, ndërkohë që nuk dihet se çfarë ka në mendje kreu i grupit parlamentar të PD.

”Çdo shqiptar e di se sa merr vesh nga numrat Edi Rama. Sot i numëroi qytetarët që u ngritën kundër tij ashtu siç ka numëruar këto katër vite plantacionet e kanabisit. Ashtu siç ka numëruar 300 mijë vendet e punës dhe rritjen e rrogave.

Shqiptarët sot treguan masivisht se nuk do të lejojnë vjedhjen e zgjedhjeve. Shqiptarët ishin në bulevard kundër tij dhe veglave të tij, kurse Edi Rama ja mbathi jo vetëm nga zyra por edhe nga Tirana.

Nuk arriti t?i mbajë larg protestës shqiptarët me tellallët e frikës, nuk i ndaloi dot me policë me maska dhe pa maska, dhe nuk e zhurmon dot zërin e qindra mijërave shqiptarëve. Më kot rreken veglat e tij të blera me paratë që u vidhen shqiptarëve që ta zbehin mesazhin e fortë të protestës me të madhe në histori. Nuk ke parë asgjë akoma. Numërimi mbrapsht po troket. Tik Tak?.”/CityNews





Lajmet e fundit nga