Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Mesazhi i Lulzim Bashës në ditën e 78 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershme
Mirëse keni ardhur në këtë agorë, fillimin e javës së 12-të të lëvizjes më të madhe dhe bashkimit më të fuqishëm të qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për Republikën e Re të qytetarëve shqiptarë.
Asgjë në historinë e shoqërive, kombeve dhe shteteve nuk ka rënë nga qielli. Asnjë e drejtë, asnjë liri, asnjë territor, asnjë pasuri, nuk i është falur kurrë askujt nga askush. Gjithçka në historinë e njerëzimit është fryt dhe produkt i përpjekjeve, i betejave, i qendresave dhe i fitoreve të njërit apo tjetrit faktor. Kjo është e shkruar në historinë mijëra vjeçare të njerëzimit dhe nuk ka asnjë shembull në këtë histori që ta përjashtojë; gjithçka vjen përmes përpjekjeve, gjithçka vjen përmes betejave dhe gjithçka mbahet mbahet në këmbë përmes betejave. Aq më shumë, kur vjen fjala për liritë dhe të drejtat themelore të individit që janë çdo ditë e në çdo kohë nën kërcenimin dhe presionin e faktorëve që duan të pasurohen e të fitojnë pushtet mbi kurrizin e qytetarëve të thjeshtë.
Këto janë të vërteta të moçme, jo dhjetra vjeçare, as qindra vjeçare, por mijëra vjeçare të historisë së njerëzimit. Profesorët e nderuar mund ta ilustrojnë këtë me shembuj të panumërt. Shumë prej tyre ju i dini vetë dhe nuk kam ndërmend të zgjatem në këtë të vërtetë të padiskutueshme të natyrës njerëzore dhe njerëzimit. Por dua t?u them nën dritën e kësaj të vërtete, se tërheqja e Edi Ramës nga zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi në Kavajë, është vetëm dhe vetëm rezultat i betejës tuaj, i qendresës tuaj, i vendosmërisë tuaj për të mos lejuar monizëm të diktuar nga krimi dhe nga droga.
Asgjë tjetër, pa këto përpjekje, nuk do të ndodhte, përveç një gare fasadë. Në një vend kaq të dashur për shqiptarët si Kavaja, me kontributin e saj të shquar në historinë e re të lirisë dhe demokracisë tonë 27 vjeçare, ku u ngul krimi me përfaqësuesin e saj më ogurzi Elvis Roshin, i cili pasi i rezistoi çdo përpjekjeje ligjore e kushtetuese në bazë të ligjit për dekriminalizimin, më në fund e detyruan të dorëhiqej, ku kreu i inkriminuar i Partisë Socialiste në Kavajë, Gent Daja dëshironte të kandidonte bashkëshorten e tij, e pas presionit të opinionit publik u tërhoq dhe vendosën të kandidonin mëkëmbësin e Elvis Roshit. Gjithçka pra, ishte përgatitur për zgjedhje fasadë, votime fasadë. Paratë ishin ndarë, njerëzit ishin kërcënuar, bandat brenda pushtetit kishin bërë gjithçka gati për një masakër të vërtetë elektorale në Kavajë.
Këto janë faktet. Këto i dini ju, i di unë, i dinë madje socialistët në Kavajë dhe në mbarë Shqipërinë. I di edhe Edi Rama dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja këtu në Tiranë. Askush nuk kishte ndërmend të bënte asgjë. As Edi Rama nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga ky plan ogurzi produkt i drejtpërdrejtë i projektit të tij të inkriminimit të shtetit. Ambasadat u kufizuan me deklarata dhe nganjëherë pa deklarata fare. Socialistët e ndershëm të Kavajës ulën kokën para krimit. Dhe ua them sinqerisht se deklaratat për shtyp dhe qendrimet e opozitës në emisione, në parlament, apo jashtë parlamentit, nuk do të kishin arritur dot asgjë përballë kësaj masakre elektorale që po përgatitej me uljen në gjysëmshtizë të flamurit të demokracisë, pikërisht në shtëpinë ku flamuri i demokracisë u ngrit për herë të parë në Kavajë.
Asgjë nuk kishte për të ndodhur, por gjithçka u përmbys sepse, e vetmja forcë që mund ta ndalë, i vetmi faktor që mund të përballet dhe fitojë përballë krimit të veshur me pushtet, dhe pushtetit të inkriminuar, jeni ju, janë shqiptarët e bashkuar që janë në këmbë, janë të vendosur dhe nuk do të kthehen nga kjo rrugë pa fitoren totale të demokracisë në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë.
Mos e harroni këtë vëllezër e motra, qytetare dhe qytetarë, e në veçanti ju të rinj e të reja. Mos harroni se, në këtë lojë, kupola politike e republikës së vjetër ka miliarda euro interesa në tendera dhe koncensione korruptive, në paratë e drogës, në asete dhe resurse të shqiptarëve nga nafta dhe mineralet, të bregdeti e gjithçka tjetër. Në këtë lojë të madhe, ku shiten e blihen faktorët politikë, mediat, lobimi e gjithçka tjetër, në këtë përballje për jetë a vdekje, për lirinë dhe demokracinë e vërtetë, e vetmja forcë, e vetmja forcë që mund t?i ndalë jeni ju, qytetarët e bashkuar. E vetmja forcë që mund të sjellë ndryshimin e vërtetë, është bashkimi më i madh i shqiptarëve për zgjedhje të lira, për liri dhe demokraci.
Tërheqja nga Kavaja, nuk është dhuratë e nuk është lëmoshë, por është sprapsje e detyruar nga refuzimi masiv i kavajasve për t?u keqpërdorur ditën e dielë. Eshtë sprapsje, e detyruar, nga projektimi i bashkimit më të madh të qytetarëve që ishte bërë gati të marshonte drejt Kavajës, të çlironte Kavajën dhe nga Kavaja të niste çlirimin e Republikës së Re anembanë Shqipërisë.
Ndaj të mos kemi asnjë iluzion se ky proces i rikthimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të cilin ne natyrisht preferojmë ta zgjidhim përmes dialogut, do të ketë sukses pa bashkimin më të madh të shqiptarëve, në këmbë e të vendosur. Pa i demonstruar Edi Ramës, kupolës politike të republikës së vjetër dhe mbarë botës, përmes pjesëmarrjes më masive të shqiptarëve javën e ardhshme këtu në këtë bulevard, se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk do të pranojë kurrë zgjedhje të diktuara nga krimi, të diktuara nga droga, dhe pa opozitën.
Të vetmet zgjedhje që ky vend do të mbajë, do të jenë zgjedhjet e lira e të ndershme, të lira nga krimi, të lira nga droga, me një qeveri teknike e cila do të përmbushë mandatin popullor për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ju keni luftuar tash 11 javë, ditë për ditë, 24 orë në ditë, por ju keni arritur atë që askush tjetër nuk e arriti dot për 3 vite e gjysëm, madje as opozita juaj parlamentare nuk ia doli dot të siguronte në 3 vite e gjysëm këtë që ju, shqiptarët e bashkuar, keni arritur për Shqipërinë, për veten tuaj dhe për të ardhmen tonë në 78 ditë. Mos e harroni këtë!
Unë nuk e harroj, unë e di fare mirë, e njoh, e kam ditur forcën e bashkimit të bashkatdhetarëve të mi, të bashkëqytetarëve të mi dhe e prek ditë për ditë.
Unë e di se për ku jemi nisur të gjithë bashkë dhe e shoh dritën e ditës së parë të Republikës së Re në sytë e të rinjve dhe të rejave, në sytë e burrave dhe grave që janë bashkuar tash 78 ditë në protestë, dhe të atyre që na ndjekin nga jashtë me sytë e mendjes dhe të shpresës. Kjo ditë po vjen, askush nuk e ndal dot, askush nuk e ndal dot.
Dita e Republikës së Re ku qytetarët do të kenë fatet e tyre në duart e tyre, dita kur Shqipëria do të jetë e juaja dhe jo e politikanëve, aq më pak e kriminelëve dhe oligarkëve, po vjen.
Askush nuk e ndal dot dhe e vetmja forcë që kontrollon gjithçka mbi këtë tokë është me ne, është me këtë ditë, Zoti është me të drejtën është me shqiptarët.
Por kjo ditë do të vijë edhe më shpejt, do të vijë edhe më bukur, do të vijë edhe më parë, sa më shumë të jemi, sa më të bashkuar të jemi, sa më të vendosur të jemi në përballjen me republikën e vjetër në grahmat e saj të fundit.
Ndaj bëjini thirrje çdokujt, çdo miku, të afërmi, çdo burri dhe gruaje, në veçanti çdo të riu dhe të reje të bashkohet në marshimin e javës së ardhshme në manifestimin më të madh që Shqipëria ka njohur ndonjëherë të forcës së vendosur, paqësore por të pathyeshme të qytetarëve shqiptarë për zgjedhje të lira e të ndershme, themelin e Republikës së Re që po agon.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti i bekoftë shqiptarët!/CityNews
Kreu demokrat, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij sot në çadë...
Në fjalën e tij nga çadra e protestës, Lulzim Basha u ndal s...
Policia Rrugore vijon kontrollet për rritjen e sigurisë. Gja...
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Edi Rama ka tërhequr ka...
Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, ka komentuar situatën pol...
Kur Lulëzim Basha dhe lidershipi i opozitës vendosën menjëhe...
Kontrolli i lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori admini...
Dje Partia Demokratike dhe kreu i saj, Lulzim Basha, shpallë...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një m...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndoshta për he...
Lista Serbe nuk është në dijeni që të hënën demarkacioni do ...
Para 10 vitesh Nikola Gruevski erdhi në pushtet në Maqedoni....
Zyrtarë të ambasadave amerikane dhe gjermane janë kundër org...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është bashkuar e...
Vetëm pak orë pas ngjarjes, me fund tragjik, të vrasjes së k...
Prezantuesja Arbana Osmani, një nga ikonat e ekranit të Top ...
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, është ekzekut...
Vetëm pak muaj pas krijimit Autoriteti për Informim mbi Doku...
Kryeministri Edi Rama është përplasur me komentuesit në rrje...
Këngëtarja e njohur shqiptare Eda Zari është dënuar me 6 mua...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...