web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kastriot Myftaraj “tallet” me Ramën e Metën/Do jepnin jetën vetëm të ishin në shtëpinë e fashistëve!

5 Maj 2017, 20:53, Aktualitet CNA

Analisti Kastriot Myftaraj ka ironizuar kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e zgjedhur Ilir Meta, teksa është ndalur te fjalimet e tyre, të mbajtura sot me rastin e ditës së dëshmorëve.

Myftaraj shkruan se Rama dhe Meta do të kishin hequr dorë pa asnjë ngurim nga e gjithë karriera e tyre politike, pasuria madhe dhe jeta, vetëm që të ishin ditën e 5 majit 1942 në shtëpinë që u rrethua nga fashistët.

Më tej, analisti shton se ata do të kishin hyrë në histori si dëshmorë antifashistë, jo si politikanë.

?E si mund të dyshosh, kur dëgjon sot fjalimet e Kryeministrit Rama dhe Presidentit të zgjedhur Meta, me rastin e ditës së dëshmorëve (që është dita e vrasjes së Qemal Stafës), se Rama dhe Meta do të kishin hequr dorë pa asnjë ngurim nga e gjithë karriera e tyre politike, nga pasuria, madje edhe nga jeta, vetëm që të ishin atë ditë të 5 majit 1942, së bashku me Qemal Stafën, në atë shtëpinë ku ai u rrethua nga fashistët. Dhe do të kishin hyrë në histori si dëshmorë antifashistë, jo si politikanë. Kështu plotësohej edhe treshja, se Qemali, ndryshe nga shokët e tij të Kodrës së Kuqe (Vojo, Xhoxhi, Sadiku), apo ata të Rrugës ?Firaj? në Shkodër (Jordani, Brankoja, Perlati), u vra i vetëm?, shkruan Mystaraj./CityNews

 





Lajmet e fundit nga