web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drogë dhe armë pa leje/ Prangoset polici (Emri)

2 Maj 2017, 07:23, Aktualitet CNA

SHÇBA ka arrestuar një efektiv politike në Delvinë, pasi është kapur me drogë dhe armë pa leje. Në pranga ka rënë punonjësi i policisë, inspektor Bujar Mehmeti, 42 vjeç, nga Delvina.

Arrestimi u krye për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikeve? dhe ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armeve shpërthyese dhe i municionit?.

?Nga kontrolli i ushtruar ne banesën në pronësi të Mehmetit dhe ambienteve përreth saj, u gjeten dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 qese e dyshuar me lëndën narkotike Cannabis Sattiva me peshë 118 gram dhe 1 armë zjarri model 56 kalibri 7.62 mm?, njofton policia.

Kontrolli u krye mbi bazën e informacioneve dhe materialeve te referuara nga ana e SHÇBA-se Vlore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit.

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për hetime të mëtejshme./CityNews





Lajmet e fundit nga