web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mesila Doda përplaset keq me ambasadorin e OSBE-së/Pata një bisedë jo miqësore

28 Prill 2017, 09:32, Aktualitet CNA

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda menjëherë pas mbledhjes që ambasadorët e SHBA, OSBE-së, dhe BE patën ditën e sotme me partitë e vogla shqiptare, ka deklaruar në një komunikim për mediat se ka pasur përplasje me ambasadorët e OSBE-së.

Zonja Doda tha ndër të tjera se arsyeja e këtij debati aspak paqësor kishte të bënte me kodin zgjedhor dhe refuzimin që i bënë partitë e vogla vendimit të OSBE-së, sipas të cilëve partitë e vogla nuk duhet të mbikëqyrnin procesin zgjedhor.

“Unë pata një bisedë jo miqësore me ambasadorin e OSBE-së, ky vend nuk do të kthehet në diktaturë, Të gjithë ne partitë e vogla kemi të drejtën të mbikëqyrim procesin zgjedhor?, tha ndër të tjera Mesila Doda.

Ndërkohë nga ana tjetër, CityNews njoftoi pak më parë se kreu i LIBRA-s, Ben Blushi është larguar nga mbledhja me ambasadorët e huaj edhe pse ajo nuk kiste përfunduar./CityNews





Lajmet e fundit nga