web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zëri i Amerikës: Kriza politike, dështon dhe ndërmjetësimi europian

25 Prill 2017, 20:25, Aktualitet CNA

Ndërhyrja e dy eurodeputetëve David McAllister, kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Europian dhe Knut Fleckenstein, relator për Shqipërinë, nuk arriti të çojë në një zgjidhje të krizës politike në vend. Dy eurodeputetët të cilët u përpoqën të ndërmjetësonin afrimin e pozicioneve mes palëve, paraqitën disa propozime që sipas një deklarate për shtyp të shpërndarë në mbrëmje kishin të bënin me ?çështjen e dekriminalizimit, luftën kundër narkotrafikut, me masa teknike për të përmirësuar procesin zgjedhor, si dhe masa që do të rrisnin besimin politik?, shpjegon deklarata ndërsa shton se dy eurodeputetët ?propozuan ide për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve dhe ndryshime të mundshme të strukturave qeveritare para zgjedhjeve në mënyrë që të krijohej një besim afatgjatë në sistem?.

Në deklaratë jepen shpjegime dhe për qëndrimet që mbajtën palët ndaj këtyre propozimeve. ?Nga ana e saj shumica ishte dakort me pikat e propozuara, me kusht që rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të kalojë në parlament. Partia Demokratike i qëndroi pozicionit të saj për caktimin e një kryeministri teknik dhe vënien në jetë të një sistemi elektronik për zgjedhje të lira dhe të ndershme?, përfundon deklarata e dy eurodeputetëve, të cilët pas takimeve të para pasdite, bënë dhe një përpjekje të dytë në mbrëmje për të gjetur gjuhën e përbashkët mes palëve.





Lajmet e fundit nga