Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në media ka qarkulluar një skenar politik, sipas të cilit Edi Rama dhe Ilir Meta po e përdorin procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme në vend, do të thotë zgjedhje që do të mbahen para 18 qershorit. Këtë skenar politik e ka hedhur i pari në qarkullim këshilltari i Ilir Metës, Lorenc Vangjeli, në emisionin e Fevziut, dhe pastaj ka qenë ky i cili e ka zhvilluar deri në detaje në një analizë në faqen online të emisionit të tij. Kuptohet me porosi, për të parë reagimin ndaj tij. Sipas Fevziut, Rama dhe Meta do t? i djegin të pesë raundet e votimit për Presidentin e Republikës, pa e zgjedhur atë. Sipas Kushtetutës kjo e çon vendin në zgjedhje të parakohshme, që sipas Fevziut i takon të mbahen në 11 qershor.
Me këtë rast procedurat zgjedhore do të nisnin nga e para dhe PD dhe aleatët e saj do të mund të regjistroheshin për të marrë pjesë në zgjedhje. Gjithashtu, me dështimin e shumicës parlamentare të sotme për të zgjedhur Presidentin, do të gjendej një shkak tjetër përveç kërkesës së opozitës (alibi nëse doni) për të krijuar një qeveri teknike, pasi dështimi i shumicës parlamentare për të zgjedhur Presidentin, quhet sipas Kushtetutës rënie e shumicës parlamentare të sotme. Kjo është ideja. Sa mundësi ka që të realizohet ajo?
Kushtetuta thotë se kur Kuvendi dështon që të zgjedhë Presidentin e Republikës në të gjëthë raundet e votimit, atëherë brenda 45 ditësh mbahen zgjedhje parlamentare. Kuvendi tashmë e ka caktuar raundin e tretë të votimit për zgjedhjen e Presidentit në 27 prill. Nëse digjet edhe ky raund, dhe duhet të mbahen dhe dy të tjerët pas tij, në çdo rast kjo nuk mund të ndodhë para datës 2 maj. (1 maji është ditë feste, Kuvendi nuk mund të mblidhet për të zgjedhur Presidentin.)
Në 3 maj, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, i cili ka tagrin që të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve, do të gjendet në situatën kur, nga njëra anë duhet të shpallë zgjedhjet brenda 45 ditëve, në anën tjetër ka një dekret të tij që është në fuqi për mbajtjen e zgjedhjeve në 18 qershor, që do të thotë brenda 45 ditëve! A do të bëhet Nishani Presidenti që në përfundim të mandatit të tij do të legalizojë një manovër politike që kryhet me çmimin e talljes me institucionin e Presidentit të Republikës? (Komedia me pesë akte e pesë raundeve të djegur të votimit për zgjedhjen e Presidentit) Duke supozuar se Presidenti Nishani, nuk është krejt palaco politik, mund të thuhet se ai nuk do të bëhet aktor në këtë komedi, ku është vënë në lojë institucioni i Presidentit, togfjalësh që ai e ka shumë të shpeshtë në fjalorin e tij.
Nëse do të ketë minimumin e seriozitetit institucional, Presidenti Nishani do të thotë se ngjarja e re, shpërndarja e Kuvendit për shkak të moszgjedhjes së Presidentit të ri, nuk ka nevojë për një datë të re zgjedhjesh, pasi ka koinciduar që data qershor, tashmë e përcaktuar si ditë e mbajtjes së zgjedhjeve, të përmbushë afatin 45 ditor të kërkuar nga Kushtetuta për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Në këtë rast partitë dhe kandidatët e pavarur do të kenë rreth dy javë kohë për të kryer procedurat paraprake zgjedhore.
Afati kushtetues 45 ditor për zgjedhjet e parakohshme është vënë pikërisht që partitë të mund të kryejnë procedurat paraprake për zgjedhje, regjistrimin e tyre, të koalicioneve, dhe të kandidatëve pranë KQZ para nisjes së afatit ligjor të fushatës zgjedhore që është 30 ditë para ditës së zgjedhjeve. Për shkak se zgjedhjet duhet të mbahen ditën e dielë, Presidenti nuk ka alternativë tjetër veç datës 11 qershor për t? i afruar ato. Por mbajtja e zgjedhjeve në 11 qershor, duke u shpallur kjo datë nga Presidenti në ditët e para të majit, do të sjellë si pasojë që të shkurtohet shumë afati ligjor për kryerjen e procedurave paraprake zgjedhore për partitë dhe kandidatët e pavarur.
Nëse Presidenti Nishani shpall mbajtjen e zgjedhjeve të quajtura të parakohshme. në 11 qershor, atëherë do të ketë një javë afat për kryerjen e procedurave paraprake zgjedhore. Kjo do të koincidojë me javën e negociatave për krijimin e qeverisë teknike, procedurat për krijimin e së cilës nuk mund të mbyllen para fundit të javës. (Dekretim i kryeministrit të ri nga Presidenti, pastaj kryeministri i mandatuar bën listën e ministrave, ata dekretohen nga Presidenti, miratim nga Kuvendi, betimi para Presidentit.)
Procesi zgjedhor do të kompromentohet politikisht si kurrë ndonjëherë më parë që në fillimet e veta. Mund të ketë parti ose individë që duan të kandidojnë si të pavarur, të cilët do të ankohen në Gjykatën Kushtetuese, për atë se përse u shkurtua afati ligjor i dhënë nga Kushtetuta. Kur ky ?operacion? juridik presidencial koincidon të jetë bishti i një manovre politike, atëherë bien garancitë për zgjedhje të ndershme, duke nisur që nga zyra e kryetarit të shtetit./Shkruar per Citynews.al
Kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, thotë ...
Mos më dol po të them! Lere se jam bërë tym. Më fole edhe nj...
Një zjarr i madh raportohet se ka ranë në një fabrike në Tir...
Jo për të parën herë kryeministri i vendit, Edi Rama, ka vij...
Është zbardhur i plotë kallëzimi penal që Grupi Parlamentar ...
Më në fund sot u pranua nga opozita që Presidenti të zgjidhe...
Gjergj Bojaxhi ka dënuar situatën politike në vend duke cilë...
Tashmë jemi në dijeni se HTC do të prezantojë telefonin e ri...
APEL DREJTUAR Z. LULZIM BASHA: Perdorni per informim nderkom...
Unë kam lindur në një vend ku paqja politike është gjendje e...
Qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë shkakton enjtje të t...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte ditën e sotme në Kukës...
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bulqizë, ku...
Ligji i bujshëm për importin e plehrave, i cili u mbështet f...
Është e mjaftueshme për të plotësuar ushqimin me këtë vitami...
Ndoshta keni menduar se zemrat e meshkujve janë të pathyeshm...
Nga të gjitha produktet e bletës propolisi duhet të ketë një...
Në këto momente po zhvillohet operacioni antidrogë në zonën ...
Kryeministri i vendit, Edi Rama në takimin që zhvilloi me të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një postim n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...